Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kur populli te "vret" me pambuk!

Publikuar me : 10.05.2011 Ne : Kulture - 392 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

E kam pare dhe prekur cdo dite. Genjeshtren dhe mashtrimin. Kurre me pare nuk ka qene me hapur se dje. Dhe sot. Tek me mblidheshin intelektualet ne sallat e tragjedive shekspiriane. E ne fjalime te heshtura mundoheshin te te bindnin ty. Per mireqenien tende. Kur shpirti yt vuante. Lumturine qe sishte. Dhe mendja jote calltiste. Ne dhimbjen qe koha dhe bijte e tu ta shtuan.


Keta intelektuale. Keta qendistare qe prej kohesh po thurnin, gjithe zell e pasion. Pelhuren qe do te te zinte syte. Per te mos pare ate qe me qindra vjet e kerkon orientimin tend perendimor. Duke te thurur nje jete te ndryshme. Çdo dite e cdo nate.

Me fjale e terma perendimore. Por duke u hequr me aq mjeshteri ate qe Europen e ben Europe shpirtin demokratik. Shpirtin tend demokratik. Qe kujtuan se, nuk e ke. Se nuk ta shohin. I heshtur e i vecante si je. Per te ta mbushur si ne nje luge te madh, te zbrazet, me vetmi, frike dhe humbesi. Ca capacule te vegjel. Qe maten shtatin e tyre, me historine tende. Te gjate. E te gjere sa dhimbja.


Sa dhimbja qe sta kursyen. Tek pe te vriteshin bijte e tu. Ne bulevardet e historise. Ne kohen e internetit. Dhe rriheshin gjithashtu. Tek ndiqeshin. Tek vraponin. Ndersa shkopi i gomes i godiste pa meshire. Dinjitetin.


Dhunen e quajten normalitet demokratik. Dhe friken demokraci. Demokracine, qe ste lane tia njihje shijen e vertete. Sepse e kuptuan mbrapsht. Sikur ta kishin vec per vete. Si nje liri. Per te vjedhur djersen tende. Si nje detyrim, per ty. Per te heshtur. Turpshem.


Per te heshtur, kur femijet e tu, vdisnin. Te shkrumbuar nga zjarri dhe dhimbja. Kur shperthenin bashke me barutin. Ne lendinat e paqes dhe te prehjes. Kur te moshuarve ju hiqnin bijte nga puna. Sepse nuk mendonin njesoj. Me keq akoma, kur kjo edhe vecse imagjinohej. Duke lene femijet, pa lodra, pa qeshje, pa buke.


Buken. Qe e pate aq te rralle. Ne vatren tende. Qe ta uli koken. E kerrusi kurrizin tend. A thua aq pak kishe duruar ne kete jeten tende. Per te te ulur dhe zvarritur. Krenarine tende. Qe ta njohen te gjithe. E ta respektuan.


Krenarine qe sta kuptuan. E sta njohen. Disa, nga bijte e tu. Sepse nuk e paten kurre vete. Duke pandehur se ju mungonte te gjitheve. Duke te trembur. Per nje vend pune. Per nje pension. Per nje kacidhe. Qe dhe mund te ta hiqnin. Per te te lene femijet pa qumesht. Dhe te rriturin pa mendim.


Pa mendim. Sic te paraqiten ne syte e botes. Tek te perplasnin, fytyres tende te rrudhur shembullin sfilites te matrapazit. Qe mbijeton vec, duke puthur. Duart pa ngjyre. Te dhunuesit. Qe behet me shkolle. Kur femijet e tu, mbledhin hekurin e minave, ne lendinat e gjelbra te vdekjes.


Qe merr diplomat me te mira, pa asnje merite. Kur, per bijte e tu, shkrive gjithe jeten per nje arsim dinjitoz qe svjen. Nje vend pune qe te takon. Nderkohe, qe djersa jote dhe mundimi yt smjaftojne. As sa nje tesere partie. Qe te ngjit lart e me lart. Ne karrieren e bindjes dhe perulesise. Ndaj mendimit unik.


Mendimit unik. Vec per pak buke. Te prezantuan, keshtu. Si nje qenie qe vec nje pasion pate. Te mbllacitesh. Buke, rruge, trotuare, peme. E turp. E qe smund te prodhoje e shijoje. Mendim.


Mendimin per vlera me te larta. Se ato ushqimore. Jetesore. Qe megjithate si pate kurre. Aq sa deshe. Per te jetuar. Me koken lart. Pa turp. Pa mirenjohje. Ndaj askujt. Pa droje. Nga vetja. Ne kete token tende. Qe e ndertove me aq mund e djerse. E per kete demokraci. Kete demokraci qe autoritaret e pandreqshem ta lodhen. Ta hutuan. Ta corientuan.


Ta shfaqen gjithe hile. Sepse donin te te vidhnin. Dhunonin. Rrihnin.
Europa ishte aq prane. E zhvillimi e mireqenia gjithashtu. Por nuk vinin e nuk mberrinin kurre per ty. Por vec per ata. Qe na udheheqin. Dhe shpuren e tyre. Intelektualet me te cuditshem te kesaj bote. Shushunja, te perjetshme te pushtetit.


Pushtetit qe kurre se kerkove. Edhe pse eshte i yti. Qe vec lodhje dhe rraskapitje te dhuroi. Sepse ta keqkuptuan natyren tende, te bukur. Qe shekujt e lufterave i kane gdhendur. Ankthin per paqen. Qe pabesia e perjetshme e te tjereve. E beri te beses. Qe varferia. E beri bujar. E dhimbja qe smbaroi. E beri te urte. Te mire.


Te mire si falja. Qe ta jep edhe kur sia kerkon. Edhe kur e vrasin. Edhe kur e rrahin. Edhe kur e tallin. Ata, bijte e tij. Te pakte. Qe sdeshen. Te jene mirenjohes. Qe smunden. Ta nderojne. Qe sditen ta vleresojne.


Te habitur jane sot intelektualet. E gjejne veten, si mos me keq. Te mundur e te denuar nga ky popull i rende. I heshtur. E i vecante. Qe te vret me pambuk!

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit