Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kur ta filloj jeten seksuale?

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Sociale - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dr.Adem Harxhi

Kjo  është pyetja që ma bëjnë shpesh adoleshentët e rinj.  Përgjigja ime e qartë dhe e prerë për ata që më pyesin, për shokët, për prindërit dhe mësuesit e tyre është: Çfarëdo lloj marrëdhënie që keni me njëri-tjetrin, mos bëni seks anal dhe vaginal, përpara se të bëheni 18 vjeç. Me këtë nuk dua të them se të rinjtë nuk janë  seksualë pa u bërë 18 vjeç. Njerëzit janë seksualë që kur lindin. Ajo që unë dua t’u them të rinjve është se në vartësi të moshës, të kulturës, të edukimit, të bazës familjare e shoqërore, marrëdhëniet seksuale të rinjve kanë disa stacione.
Unë e kuptoj, që shumë nga të rinjtë ndjejnë se janë gati për interkursë që në moshë  të hershme. Por, më besoni, për shumicën e të rinjve, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen e tyre emocionale.

Shumë nga prindërit dhe mësuesit bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me seksin penetrant vaginal. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, extrakursa (fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat), stimulimin me duar të gjinjve, të gjenitaleve dhe seksin oral. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund t’u çojnë, lumturisht, deri në orgasma të shëndetshme, që do t’u çlirojnë nga stresi.
Adoleshentët duhet ta përfytyrojnë jetën e tyre seksuale si një tren, që përshkon një rrugë të gjatë me shumë stacione.  Mosha dhe pjekuria e tyre, si dhe ndihma e personit që i besojnë, janë ato që përcaktojnë stacionin seksual ku duhet të qëndrojnë. Në çdo rast, ata duhet t’i rezistojnë tundimit për të shkuar tej nivelit të  gatishmërisë së tyre emocionale, tej dijeve të tyre seksuale dhe tej intimitetit të tyre seksual.
Shtatzania është pasoja e parë që na vjen në mend, por nuk është vetëm ajo. Shumë vajza që mbeten shtatzëna, vendosin ta prishin shtatzëninë duke bërë aborte. Por, aborti nuk është një zgjidhje e dëshiruar. Aborti është një ndërhyrje brutale, në proceset hormonale që zhvillohen në trupin e vajzës shtatzënë dhe kjo është me pasoja për shëndetin e vajzës më vonë. Aborti, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka edhe komplikacione.

Mund të ndodhin infeksione të rrugëve të lindjes, që e bëjnë të pamundur konceptimin dhe lindjen e fëmijëve më vonë. Infeksionet ndonjëherë janë shumë të rënda.
Shumë vajza 13-16 vjeçare, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më të gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullore  midis shokëve dhe do të duken më të rritura .
Ka një fakt jetësor: 99 perqind e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellë  emocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë .
Të rejat e mendojnë kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale si momentin më të lumtur, por nuk duhet të harrojnë se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tyre. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.
Ka shumë djem e vajza e shohin interkursën  e parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata, por e vërteta nuk është kështu.
Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njeri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun.

99 perqind
e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së parë seksuale. Ky hap ka ndikim të thellë  emocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit