Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kurajo Markeljan!

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Kuriozitete - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kristi Pinderi

Ditën e djeshme, “Shekulli” publikoi historinë e një familje të sfilitur në Bulqizë, ku kryefamiljari i saj, z. Luftim Asllani, teksa rraskapitet për të siguruar bukën e gojës, i bën thirrje shtetit që ose ta edukojë djalin e vet të madh, i cili vjedh pa rreshtur dhe e fut gjithë familjen në borxhe katastrofike, ose më mirë ta shikojë atë fëmijë të vdekur!

Ngjarja në fjalë duket e përsëritur, ose më së paku tejet e zakonshme në një vend që lëngon nga tragjedi të tilla familjare, 99 vjet pas krijimit të tij, m’u në mes të Europës! Nëse kjo histori do të përshkruhej thjesht, do të kishte ketë formë: Një fëmijë 16 vjeç në Bulqizë, bir i z. Luftim Asllani ka disa muaj që vjedh, ngaqë siç pohon vetë, i duhet të ushqehet! I ati është martuar me një grua të dytë, nga e cila ka patur fëmijë të tjerë. Ndoshta edhe për këtë fakt, por sidomos për faktin se nuk e ka nënën pranë, 16 vjeçari me emrin Markeljan, ndihet jo vetëm i tepërt në familje, por me siguri, ndihet edhe i uritur! Njerka, pra gruaja e dytë e të atit, deklaron se:”unë shikoj vetëm fëmijët e mi, nuk di se ç’bën Luftimi (i ati) për atë (Markeljanin)”…

Familja në fjalë është kaq e vobektë dhe kaq afër urisë, saqë për njerkën e pastaj edhe për babain, është më e thjeshtë ta mohojnë 16 vjeçarin e të kërkojnë ndihmë publike, se të mendojnë se çfarë ka shkuar keq, e se çfarë nuk shkon në familjen e tyre, e kësisoj të ndryshojnë qëndrim duke mësuar nga dështimi!

Mirëpo për këtë ndërthurrje të tmerrshme të fakteve e të realitetit, ndaj këtij fëmije që sot është i burgosur në një paraburgim gati ç’njerëzor në Burrel, janë kryer, për fat të keq, disa shkelje edhe morale, por mbi të gjitha ligjore, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi i ati, shteti, policia, e madje edhe media në Shqipëri.

 

Përgjegjësia ligjore

Cili baba, cila nënë do të uronte vdekjen e një fëmije qoftë edhe kur ky vjedh për të ngrënë bukë, apo për të protestuar në njëfarë mënyrë, apo vjedh se nuk është edukuar siç duhet? Z. Luftim Asllani (i ati i Markeljanit) deklaroi dje për Shekullin: ”Më mirë të jetë i vdekur sesa i gjallë”… Kjo përbën një shkelje të mirëfilltë të Kodit Penal në Shqipëri! Vini re: babai po kërcënon me vdekje të birin, dhe po e bën këtë gjë haptazi në media! Prokuroria duhet të akuzojë zyrtarisht këtë baba, për veprën penale të “kërcënimit me vdekje”!

 

Përgjegjësia e aparatçikëve në Tiranë…

M’u në qendër të Tiranës, vetëm 30 metra larg sheshit “Skënderbej”, ndodhet një prej 4 ministrive me buxhetin më të madh në qeverinë shqiptare: ajo e Punës, Cështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta! Tragjedia e familjes Asllani në Bulqizë, është një prej çështjeve më domethënëse për të cilat kjo ministri dhe burokratët e saj marrin rrogën për të zgjidhur problemin në fjalë! Ne të gjithë paguajmë taksat e me to, edhe rrogat e tyre! Legjislacioni bazë mbi të cilin punon kjo ministri, është më së pari Kushtetuta e pas saj Konventat ndërkombëtare të inicuara në OKB.

Ndër 3 Konventat e para që ne si shtet kemi nënshkruar është ajo për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. E nënshkruam aq shpejt në vitet 90-të sa harruam ta përkthejmë në shqip: ngjan e pabesueshme, por ligjvënësit shqiptarë nënshkruan një konventë ndërkombëtare pa e ditur qartazi se për çfarë bënte fjalë! Në hierarkinë e ligjeve në Shqipëri, kanë më shumë rëndësi ligjore konventat e OKB se vetë ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Rasti i Markeljanit, përbën një rast flagrant kur shteti shqiptar shkel një ligj shumë thelbësor ndërkombëtar: nuk respekton të drejtat e fëmijës (sipas këtij ligji të lartë pothuajse sa Kushtetuta, çdo njeri nën 18 vjeç ka të drejtë të jetojë i lumtur, i shëndetëshëm, të ushqehet, të edukohet, e të jetë i sigurt për jetën e tij).

Cili punonjës apo punonjëse sociale guxoi këto muaj të fundit të merret me Markeljanin, ndonëse të dhënat për të tregonin qartë se adoleshenti nuk jetonte mirë, se nuk kishte vetësiguri, se ndoshta ndihej i tepërt në mes të familjes së vet, se ndihej i vetmuar dhe pa asnjë rrugëdalje tjetër? Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, rezulton vërtet si një prej dikastereve me buxhet të madh, por në fakt, 90 përqind të fondeve e shpenzon për pensionet, aq sa kushdo ka të drejtë të besojë se fondi për pensionet është tjetër gjë, e fondi për mbrojtjen sociale, është (apo të paktën duhet të jetë) tjetër gjë! Shpenzon vetëm 10 përqind të fondeve për mbrojtjen sociale kjo ministri, ose 9.3 miliard lekë, nga 83 miliard që i akordohen çdo vit. A mjafton kjo shifër për të mbrojtur më të pambrojturit e këtij vendi?!

Mungesa e fondeve ama, mund të fajësojë qeverinë apo Kuvendin, por nuk mund të shfajësojë punën e detyruar të strukturave sociale të këtij vendi, që duhet të punojnë më së pari atje ku ka më shumë nevojë! Markeljani ishte shndërruar në kontigjent krimi për policinë provinciale në një qytet ku shumica e familjeve thërret ndihmë për mbijetesë! Cfarë aksioni ndërmori struktura e mbrojtjes sociale shqiptare në rastin konkret?

Gjatë Sesionit të fundit Parlamentar, Ministri Spiro Ksera nuk është thirrur as edhe njëherë në një interpelancë parlamentare.Poç’është me e rëndë, është fakti se ai as nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në mbledhjet e komisionit parlamentar për çëshjet sociale në Kuvend gjate sesionitn aktual te punimeve ne Kuvend! Ministri Ksera, është kësisoj një rastësi e panevojshme, madje e dëmshme në qeverinë shqiptare. Ndërsa forcat opozitare në Kuvend rezultojnë krejtësisht të paafta për të mbrojtur dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e një fëmije, të familjes së vet, e kësisoj të të gjithë dinjitetit të vendit.

Markeljani është vetëm 16 vjeç, i rritur pa të ëmën, në një familje ku babai dhe njerka u duhej të luftonin për mbijetesë! Markeljani jetoi fillimin e adoleshencës së vet i pambrojtur dhe në vetmi, tani ndodhet në të njëjtin ambient të pasigurt me përdhunues, kriminelë, vrasës, hajdutë e manipulatorë të çfarëdolloj kategorie, ne paraburgimin rajonal te Burrelit, nje shkelje falgrante kjo e te drejtave te femijes, ndonese shteti shqiptar, organizatat dhe vete Keshilli i Europes kane shpenzuar disa qindra milione leke per ndertimin e nje institucioni rehabilitimi ne Kavaje vetem per femijet!

I ati e kërkon Markeljanin të vdekur, më mirë, në një vend ku e drejta e fëmijës, apo e njeriut në përgjithësi, është ende një koncept që s’ka kurrfarë rëndësie! Mediat nuk bashkëpunojnë njëra me tjetrën, kanë secila “axhendën” e tyre dhe shpesh as qw e kuptojnw historinë njerëzore. E kësisoj ne të gjithë ndodhemi sot nën nishanin e ankthit, terrorit dhe të pasigurisë… Kur një vend, një shtet, apo një komb i tërë akuzon dhe kriminalizon një fëmijë të rritur pa nënë e me vuajtje, e ndoshta dhe me injorancën e prindërve të pamundur, atëherë kemi të bëjmë me një alarm: alarm për të drejtat tona, të të gjithëve ne…

Por mbi te gjitha kemi te bejme me nje krim shteteror, te pakten te atyre strukturave sociale qe i paguajme te funksionojne ne te mire te me te dobteve te shoqerise tone, e per fat te keq, kemi te bejme edhe me nje krim familjar, ne mes te nje familjeje te rrenuar, te vetmuar e te braktisur jo vetem nga shoqeria, por edhe nga shteti qe paguhet per te mos braktisur, por per te ndihmuar…

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit