Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Krubinit arrestoi 19- vjeçarin Elton Kola, i cili dyshohet për vrasjen e shtetasit Kastriot Brozi, ngjarje që ndodhi tre ditë më parë në Laç.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 19-vjeçari u ndalua në shtëpinë e tij në fshatin Skuraj të Kurbinit. Prova më e fort që ka policia kundër 19- vjeçari është arma e vrasjes qe është zbuluar në banesën e tij.
Pasditen e së mërkurës, Kastriot Brozi u qëllua në qendër të qytetit, në zbritje të autobusit të linjës Laç-Gallat. Policia arriti të identifikonte autorin falë dëshmive të personave që panë ngjarjen.