|
Kush din me shkrue, din edhe me heshte
Publikuar me : 02.05.2011 Ne :
Kulture - 279 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Dje ne adresen time elektronike mora nje mesazh te pazakonte nga Jeton Neziraj shkrimtar dhe udheheqes artistik i Teatrit Kombetar te Prishtines. Ishte nje in memoriam ku mora vesh se shkrimtari Shkelzen Tuzi kishte nderruar jete para pak ditesh ne Shkoder. E cuditshme eshte se ne Tirane ky lajm me vjen nga Prishtina.
Lajmi i hidhur pervec se me pikelloi, se Zenin e kam njohur kur kam jetuar ne Shkoder, eshte edhe fakti tjeter se ai eshte nder ata njerez qe ne mendjen time ishte gdhendur si shkrimtar i vertete, nga ata qe letersine dhe teatrin nuk e kane hoby, por pjese te trupit.
Sot jo per te thyer heshtjen te cilen Zeni e ka dashur shume por pikerisht per ti dhene asaj nje dimension tjeter, asaj qe une vete per te si dramaturg kam menduar ne heshtje.
Jam takuar rralle nja kater a pese here me Zenin, por mjaftueshem sa per ta vizatuar portretin e tij prej njeriu vetmitar e fjalepak.
Emrin e Zenit per here te pare e kisha degjuar prej Vangjush Furxhiut ne Festivalin e Teatrit ne Elbasan. Zeni, disa vite me pare kishte fituar konkursin kombetar ne drame, cuditerisht edhe atehere zeri i tij erdhi jo nga Shkodra.
Me vone u takuam ne Shkoder dhe te them te drejten nuk mbaj mend te kemi folur gje tjeter vecse per teatrin ne nje prej atyre tavolinave te hareshme plot humor e batuta qe vetem ne Shkoder ngjasin.
Qysh prej portretit por edhe prej bisedes, Zeni me jepte pershtypjen e njeriut qe eshte lidhur me letersine jo ne menyre jo shume publike, dukej se ai donte ta ruante te fshehte kete lidhje, po ashtu e pashe edhe ne nje prej veprave te tij qe u shfaq ne Tirane, kishte nota te teatrit absurd, personazhe qe e kishin humbur lidhjen me realitetin e me njeri- tjetrin dhe prisnin nje tren qe nuk do te vinte kurre.
Pergjithesisht e kam zakon te mos e lidh shume vepren e shkrimtareve me jeten private, edhe pse lidhje ka, jane dy bote te ndara njeriu perballe te shkruarit eshte njeriu qe mendon qe shkruan dhe jeton jete te tjera brenda te shkruarit; pjesa private e jetes eshte si jeta e gjithkujt.
Keshtu Zeni ka folur me heshtjen e tij me punen e tij duke shkruar pjese per femije ku bashke me Kole Kaftallin kane edukuar femijet me teatrin.
Edhe pse zerat tone si shkrimtare ngjasin si zera ne shkretetire, dikush degjon ne heshtje, lexuesi dhe spektatoret bluajne te njejtin fat me ate cka lexojne dhe shohin, fatin e vet. Zeni ishte nje ze i heshtur por i fuqishem qe u largua shpejt, ai jetoi si shkrimtar ne nje kohe kur shume pak shkrimtare jetojne si te tille.
Ngushellime familjes dhe races se vertete te shkrimtareve! U largua nje njeri qe jetoi ashtu sic enderroi, tha ate qe deshi te thoshte, heshti pikerisht sepse dinte te heshte dhe u largua ne paqe. Paqja qofte me te!
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|