Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kush nderton pa leje, do paguaje koston e prishjes

Publikuar me : 09.09.2010 Ne : Politike - 174 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bojaxhi Koston e prishjes ta paguaje ai qe ka ndertuar ne kundershtim me ligjin. Sekuestrohen edhe mjetet e punes

TIRANE - Qytetaret qe do te ndertojne pa leje, pervec prishjes se objektit nga ndertimoret, do te duhet te paguajne edhe koston e ketij procesi. Komisioni i Ligjeve miratoi dje edhe me votat e socialisteve ndryshimet ne ligjin Per Inspektoratin e Ndertimit, te cilat parashikojne jo vetem shembjen e ndertimeve pa leje, por edhe pagesen e kostos nga ndertuesit


Kreu i Inspektoratit te Ndertimit, Gjergji Bojaxhi, i cili prezantoi ndryshimet ne ligj, shpjegoi para deputeteve se ato synojne nga nje ane ndeshkimin e shkelesve te ligjit, qe ndertojne pa leje dhe nga ana tjeter parandalimin e ketij fenomeni.


Shembja e ndertimeve pa leje ka kosto te larte dhe kete kosto tashme duhet ta marre persiper ai qe ka ndertuar ne kundershtim me ligjin, - theksoi Bojaxhi. Gjoba jane parashikuar edhe per kompanite qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne fushen e ndertimit si betonieret. Nese ato do te marrin pjese ne ndertimin e nje objekti pa leje, atehere ato do te gjobiten.


Nderkohe, Bojaxhiu akuzoi pushtetin vendor, per te cilin ka thene se nuk po ben punen qe i takon, ne menyre qe te pengoje ndertimet pa leje. Me ane te ketyre ndryshimeve, gjithashtu, synohet shmangia e perplasjeve ne aspektin e zbatimit te kompetencave procedurale ne fushen e inspektimit te ndertimit. Komisioni per Çeshtjet Ligjore shqyrtoi edhe dy projektligje te tjera lidhur me planifikimin e territorit dhe urbanistiken.


Eksperte te Ministrise se Transporteve njohen anetaret e komisionit me permbajtjen e aktit normativ ne ligjin Per Planifikimin e Territorit, duke vleresuar se permes tij evitohen problematikat e veprimtarise se autoriteteve ne planifikim, si dhe mbrohen interesat private te bizneseve dhe qytetareve shqiptare. Sipas relacionit te pergatitur nga qeveria, nepermjet ketij akti normativ shtyhet per nje periudhe kohore deri me date 15 janar 2011, berja efektive e ligjit ne fjale.


Ata argumentuan se berja efektive e ketij ligji ne teresine e vet kerkon plotesimin e ligjit me nje sere aktesh nenligjore qe duhet te dalin ne baze te zbatimit te tij. Nderkohe, ne ndryshimet ne ligjin Per Urbanistiken, sipas te cilave leja per vendosjen e reklamave, ne ane te rrugeve, jepet nga KRRT e bashkise, komunes apo qarkut ne perputhje me parashikimet ne Kodin Rrugor.


Gjithashtu, ne kete ligj behet nje shtese ne nenin 75, sipas te ciles shpenzimet e prishjes se objektit dhe te kthimit te truallit ne gjendjen e meparshme realizohen ne baze te vendimit per zhdemtim, te dhene nga inspektorati ndertimor e urbanistik.


Meta Permiresimi i Kodit garanton zgjedhjet


Ministri i Jashtem, Ilir Meta, theksoi se permiresimi i Kodit Zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet ne Shqiperi. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes deklaroi se menyra me e mire per te permiresuar standardet e zgjedhjeve eshte permiresimi i ligjit zgjedhor.


Eshte zgjidhja me absurde qe nje opozite qe kerkon transparence per zgjedhjet, te kushtezoje reformen zgjedhore, kur dihet qe permiresimi i ligjit zgjedhor eshte rruga me e mire per te garantuar zgjedhjet e ardhshme, - u shpreh kreu i Levizjes Socialiste per Integrim. Zevendeskryeministri kerkoi bashkepunimin e dy forcave te medha per nisjen e reformes zgjedhore dhe per hartimin e nje Kodi te ri.


Ne kemi bashkepunuar me elemente te shumte per reformen zgjedhore dhe shpresojme qe opozita dhe forcat e tjera te tregojne vullnet per te ngritur standardet e zgjedhjeve permes permiresimit te ligjit te tyre, - u shpreh kreu i LSI-se.

Takimi
Topi Shqiperia, ne nje etape te rendesishme te zhvillimit kombetar


Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti dje ne nje takim pune zevendessekretaren e Pergjithshme te OKB-se, Asha-Rose Migiro, dhe delegacionin qe e shoqeronte, ne kuader te vizites se saj ne vendin tone.


Ne kete takim, Presidenti Topi shprehu kenaqesine e zhvillimit te ketij takimi ne nje moment kur Shqiperia eshte ne nje etape teper te rendesishme te zhvillimit kombetar, ate te integrimit evropian.


Gjithashtu, ai vuri ne dukje rendesine qe vendi yne i jep bashkepunimit rajonal, duke nenvizuar vecanerisht interesin e Shqiperise per nje rajon te stabilizuar e per marredhenie te qendrueshme bashkepunimi me fqinjet me synim integrimin e perbashket ne familjen evropiane. Nga ana e saj, Migiro vleresoi perparimin dhe disa prej arritjeve te vendit tone ne vitet e fundit, te cilat e kane shnderruar Shqiperine ne nje model per rajonin.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit