Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kusherinjte e Berishes, dy nga zyrtaret kyc qe ruajne kutite e votimit

Publikuar me : 10.06.2011 Ne : Politike - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shume shqiptare kane pyetur veten keto dite te trazuara pas votimeve te 8 majit Ku ndodhen kutite e votimit dhe kush jane njerezit qe i ruajne? Kutite ndodhen ne magazinat e Rezervave te Shtetit ne Lunder te Tiranes. Njeriu pergjegjes per to quhet
Zaim Metaliaj. Ai eshte magazinier i pergjithshem. Zaim Metaliaj nga Tropoja eshte djali i tezes se kryeministrit Sali Berisha. Ky eshte nje fakt qe e dine te gjithe njerezit qe
punojne tek Rezervat e Shtetit.


Zaimi eshte emeruar ne kete detyre pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit jane ne vartesi te Ministrise se Brendshme, por sipas ligjit Struktura dhe organika e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave Materiale te Shtetit... percaktohet me urdher te Kryeministrit, me propozimin e ministrit. Pra per emerimin e nje personi ne strukturat kryesore te Rezervave te Shtetit duhet marre firma e kryeministrit te vendit.


Por Zaim Metaliaj nuk eshte i vetmi njeri i familjes, te cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar ne strukturen e zyrtareve qe kane pergjegjesi direkte per vendin ku mbahen kutite e votimit te 8 majit. Edhe vete zv/drejtori i Rezervave te Shtetit, Ibrahim Berisha eshte kusheriri i kryeministrit. Nuk po flasim per kusheri te larget Ibrahimi Zeqir Berisha eshte djali i xhaxhait te kryeministrit.


Madje lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait te tij njihet si shume e forte. Ne Tropoje e dine te gjithe qe xhaxhai i kryeministrit te sotem, pra babai i zotit Ibrahim eshte personi per te cilin kryeministri ka patur debulese te vecante sepse ishte ai qe e dergoi ne rrugen e shkollimit.


Nje udhetim tek kutite


Mesditen e djeshme ne vizituam magazinat ku mbahen fletet e votimit dhe njeriu i pare qe takuam ishte Bedriu. Bedriu ka pire pak kembet nuk e mbajne dhe flet cfare ti vije per mbare. Eshte nje prej rojeve te kompanise qe ka marre persiper te ruaje kutite e votimit. Magazinat e vjetra jane te rrethuar me tela. Ne nje kolibe ne hyrje thuajse dremisin dy roje te tjera, te cilet kane per detyre te mos lene kembe njeriu te pautorizuar te kapercejne porten me hekura te vjetra te magazinave te rezervave te shtetit.


Rojet te thone se nen mbikeqyrjen se nen mbikeqyrjen e tyre jane magazinat, ndersa kutite e votimit ruhen me polici private dhe asnje person i paautorizuar nuk mund te shkoje tek to. Asnje person i paautorizuar. Po te autorizuarit?


Çfare ndodh me kutite e votimit?


Menjehere pas perfundimit te procesit te votimit, kutite e votimit me fletet dhe materialet e votimit dergohen ne vendin e numerimit te votave. Materialet e tjera te perdorura
gjate procesit te votimit i dorezohen KZAZ-se. Numeruesit numerojne votat dhe ne perfundim te procesit ato dergohen ne magazinat e Rezervave Materiale te Shtetit ne Lunder, ku KQZ disponon dy magazina.


Nese KQZ do te kerkoje qe te rihape kutite sic edhe ka ndodhur, kutite merren nga magazinat ne Lunder dhe futen ne nje nga ambientet e KQZ-se deri sa te filloje
ceshtja per shqyrtim. Transportimi i tyre realizohet me makina te KQZ-se, qofshin automjete te vogla apo mikrobuse. Pas mbylljes se kutive, kutite ridergohen ne Lunder
per tu ruajtur deri ne pastrimin e tyre per zgjedhjet e tjera.


Familja e kryeministrit Sali Berisha ne Tropoje


Rame Halil Berisha, babai i Saliut, ka pasur dy djem dhe nje vajze. Djali i madh, Selim Berisha, ka qene mesues dhe ka vdekur i ri, rreth 50 vjec ne vitin 1988 nga zemra. Ne ate kohe dr. Berisha ishte nje nder kardiologet me te mire te vendit. Saliu ka nje moter
mbi 70 vjec, e martuar ne Margegaj tani jetojne ne Tirane), e quajtur Hajri Rame Osmanaj.


Si prinderit dhe motra kane qene analfabete, te pashkolluar, por sic e cekem me lart, xhaxhai, Zeqir Halili ka qene i mencur dhe ka shkolluar Saliun dhe Selimin. Bile, sic thone te afermit e Sali Berishes, per nga kembengulja, ai perngjet me xhaxhane e tij. Sali Berisha eshte nip prej fisit te Gashit ne Çelaj, ku akoma ndodhen disa nga te paret e prinderve te nenes se tij, Sheqeres.


Nga pinjollet e familjes sot jane me dhjetera te shperndare brenda e jashte Shqiperise.
Babai i Saliut, Rame Halili, ka pasur nje vella e nje moter. Edhe nena e ish-kryebashkiakut te Tropojes, Nuredin Ahmetaj, eshte kusherire e kryeministrit. I te njejtit fis eshte edhe Miftar Berisha, drejtor i filialit te Telekomit Bajram Curri. Ata jane
krenare per kryeministrin e sotem dhe mburren vazhdimisht me te.


Ahmet Xhema, nje burre rreth te 75 vjeteve, eshte njeriu me i aferm i Sali Berishes, qe jeton aktualisht ne qytetin Bajram Curri. Ai asnjehere nuk mburret me Saliun, por e sheh rralle neper rrugicat e qytetit te shoqeruar me shoket e tij pensioniste apo edhe me
rralle ne ndonje kafene, duke gjerbur kafene e mengjesit.


Familja


Sali Berisha eshte femija i trete i Rame dhe Sheqere Berishes nga lagja Prifc, fshati Vicidol, Tropoje- Fshat. Sic shpjegojne pjesetare te fisit Berisha, babai i Saliut ishte fshatar i varfer, ndersa xhaxhai i tij, Zeqir Halil Berisha, ishte nje pleqnar i njohur.
Ky eshte njeriu qe eshte kujdesur per shkollimin e Sali Berishes, nje gje shume e
rendesishme ne nje zone ku 90perqind ishin analfabete. Vetem nderhyrja e xhaxhait Zeqir Halili
ka bere qe dy djemte e shtepise, Saliu dhe Selimi, te ndjekin shkollen. Me kembengulje,
Zeqiri ka ndjekur deri ne fund shkollimin e Sali Berishes. Te aferm te tij, por edhe persona qe e njohin Sali Berishen qe nga koha kur ishin ne fakultet, pohojne se kryeministri ka permendur shume here faktin qe ai eshte ne nje borxh te madh tek xhaxhai, i cili e ka ndihmuar ne vitet e shkolles. Zeqiri ka lene djem e vajza dhe nje prej
tyre eshte Ibrahim Zeqir Berisha, ushtarak. Ai punon ne Rezervat e Shtetit dhe merret pikerisht me kutite e votimit te 8 majit. Sipas ligjit, organika e Rezervave te Shtetit caktohet nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.


* * *


E kane shkruar gabim..
Ndersa numerohej kutia numer 1760 (KZAZ 47) ne procesverbalet e saj thuhej se kishte dy vota per kryebashkiakun. Ne fakt u gjend vetem nje vote. Kjo i perkiste kandidatit te PD-se, Lulzim Basha, ndersa vota tjeter e raportuar nuk ndodhej. PS kerkoi shpjegime por Ristani u pergjigj E kane shkruar gabim..


Kodet e ndryshuar


Ne kutine e votimit per kryetarin e njesise bashkiake te Qendres se Votimit 1800, duhej te rivleresoheshin 3 flete per kryetarin e Bashkise. Por, u verejt se kodet e lexuara nga personeli i KQZ-se, nuk perputheshin me kodet e mbylljes nga grupi i numerimit. Socialistet denoncuan faktin, por Ristani mbylli debatin.


Fleta qe erdhi nga kutia tjeter


Rasti me flagrant qe provon direkt se ne kuti jane futur duart eshte ai qe ndodhi me date 18 maj me kutine e QV nr. 1797 te Njesise Nr. 4. Pas hapjes se kutise eshte gjetur nje flete votimi e kontestuar me vulat qe i perkisnin QV nr. 1801. Pra e nje qendre tjeter dhe qe nuk kishte asnje mundesi te gjendet ne ke kuti. Gjetja e nje flete votimi te vulosur nga Komisioni i nje Qendre Votimi ne nje kuti te nje qendre tjeter provon se manipulimi eshte kryer pas procesit te votimit duke nxjerre dhe futur votat nga njera kuti ne tjetren.


Mungojne fletet


Ne kutine e votimit me numer 1762/1, mungonin dy flete per kryetar, nga tre qe duhej te numeroheshin. Perfaqesuesi i PSV 91, Idajet Beqiri pyet kreun e KQZ-se Arben Ristani se ku ndodhen fletet e munguara? Pergjigjja qe vjen nga Ristani eshte Ta dija, ta thosha...

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit