Eshte mbledhur Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, ku pritet te shpallen kushtet e kesaj partie drejtuar maxhorances qeverisese per pranimin e zhvillimit te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Kreu i PS-se, Rama, do te paraqese sot nje seri kerkesash, te cilat u jane bere te ditura edhe nderkombetareve.
**********
TIRANE - Nje dite perpara mbledhjes se Asamblese Kombetare, Kryesia e Partise Socialiste vendosi dje ti propozoje ketij forumi parimet dhe kriteret per perzgjedhjen e kandidateve. Ne mbledhjen e djeshme te zhvilluar ne oren 9 00, ne ambientet e selise roze, drejtuesit e larte socialiste kane diskutuar midis tyre per propozimet qe do ti dergojne per miratim Asamblese Kombetare.
Burime nga ky takim bejne te ditur per gazeten Shekulli se ka qene fillimisht sekretari organizativ, Blendi Klosi, i cili ka lexuar draftin fillestar ne te cilen ndodheshin te listuar kriteret dhe parimet per perzgjedhjen e kandidaturave. Sipas statutit te PS i takon Kryesise duhet te propozoje e me pas Asambleja Kombetare diskuton e miraton vendimet e ndryshme, ne kete rast, kriteret. Ne sherbim te ketij procesi drejtues te larte socialiste propozuan 2-3 kritere mbi ato qe ishin ne draftin fillestar. Burimet sqarojne se anetare te Kryesise se Partise Socialiste i kane kerkuar keto ndryshime per te vene me mire ne levizje Partine Socialiste.
Partia Socialiste duket e vendosur ne betejen e saj politike. Ndersa mazhoranca ka hedhur dyshime mbi pjesemarrjen e socialisteve ne keto zgjedhje, keta te fundit ne materialin dyfaqesh qe do ti propozohet per miratim Asamblene Kombetare kane hedhur hapat e tjere per betejen e ardhshme politike. Qe ne fillim te ketij materiali, vihet re aksioni i radhes qe do te ndermerret prej tyre, qe sic thuhet ne titullin e propozimeve, eshte perzgjedhja e kandidaturave per kryetar komunash dhe bashkish per zgjedhjet vendore 8 maj 2011. Ne vijim te kesaj liste te ketij materialit jane te rreshtuara parimet kryesore mbi te cilat do te mbeshtet procedura e perzgjedhjes se perfaqesuesve per zgjedhjet e ardhshme.
Kandidatet duhet te respektojne kerkesat dhe normat statutore te partise. Ne draft thuhet se kandidati duhet te jete nga anetaresia e PSSH ose perkrahes i saj dhe kandidatet duhet te perzgjidhen sipas rezultateve te nxjerra nga strukturat e PSSH dhe testimeve te bera ne anetaresine e partise dhe ne publik. Se fundmi, kryetaret aktuale te bashkive dhe komunave konsiderohen pjese e kandidaturave te propozuara dhe nuk i nenshtrohen shqyrtimit ne rang qarku.
Per sa i perket kritereve qe duhet te plotesojne kandidatet, Kryesia e socialisteve ka gershetuar kerkesat e Kushtetutes, Kodit Zgjedhor dhe Statutit te PS-se, per te siguruar kandidate me sa me shume potencial per zgjedhjet e ardhshme. Ne materialin qe do ti propozohet sot Asamblese nje nga kushtet thelbesore eshte pasja e nje kontributi dhe angazhim politik, dhe njohuri per programin e politikat e PSSH-se, ne rang kombetar dhe vendor. Krahas arsimit te larte, apo integritetit moral dhe perkrahja civile, socialistet do te kerkojne te gjejne kandidat qe gezojne reputacion dhe te kene mbeshtetjen e zgjedhesve ne komunitet.
Nje pike e rendesishme e ketij drafti ka te beje dhe me kandidatet humbes ne zgjedhjet e shkuara, te cilet mund te rikandidojne vetem me vendim te Kryesise. Kandidatet qe kane pasur rezultate humbese ne zgjedhjet e meparshme nuk perfshihen ne listen e kandidateve per kryetare te bashkive dhe komunave qe i paraqiten per miratim kryesise, me perjashtim te rasteve kur kryesia gjykon ndryshe, - thuhet ne paragrafin qe ka te beje me kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet. Ne perfundim, Asambleja do tia atribuoje Kryesise se PS vendimet per aleancat me partite e tjera te koalicionit ne rang kombetar.
Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet
Te plotesojne kerkesat te percaktuara ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.
Te kene kontribut dhe angazhim politik dhe njohuri per programin e politikat e PSSH-se, ne rang kombetar dhe vendor.
Te kene arsim te larte.
Te tregojne aftesi te spikatura profesionale e menaxhuese.
Te gezojne reputacion dhe te kene mbeshtetjen e zgjedhesve ne komunitet.
Te jene aktive dhe te angazhuar ne ndjekje per zgjedhjet vendore dhe elektorale.
Te kene njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftesi drejtuese, organizative te punes ne ekip, te kene eksperience ne drejtimin e burimeve njerezore dhe materiale.
Te kene integritet moral dhe perkrahje civile.
Kandidatet qe kane pasur rezultate humbese ne zgjedhjet e meparshme nuk perfshihen ne listen e kandidateve per kryetare te bashkive dhe komunave qe i paraqiten per miratim kryesise, me perjashtim te rasteve kur kryesia gjykon ndryshe.
Ne perzgjedhjen e kandidateve duhet te respektohet parimi i barazise, shanseve te barabarta.
Perfaqesim i te gjitha kategorive sociale.
Parimet kryesore mbi te cilat do te mbeshtetet procedura do te jene
Respektimi i kerkesave dhe normave statutore te partise;
Kandidati duhet te jete nga anetaresia e PSSH ose perkrahes i saj;
Kandidatet duhet te perzgjidhen sipas rezultateve te nxjerra nga strukturat e PSSH dhe testimeve te bera ne anetaresine e partise dhe ne publik;
Kryetaret aktuale te bashkive dhe komunave konsiderohen pjese e kandidaturave te propozuara dhe nuk i nenshtrohen shqyrtimit ne rang qarku.