Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Lajmi i vjedhjes së makinës së Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi është shoqëruar me batuta në Kuvend. Ata të cilët kanë vënë në “lojë” Bumçin për këtë lajm janë Taulant Balla dhe Sokol Olldashi.
Taulant Balla: Duke dalë nga Kuvendi, meqenëse Bumçi po ikte në këmbë, hapa xhamin e makinës dhe i them Aldos: hajde Aldo hip, se qeveri e poshtër nuk i kap hajdutët.
Sokol Olldashi: Meqë i kishin vjedhur makinën Aldo shkoi sot në Ministri me taksi. Gjatë gjithë rrugës Bumçi nuk shkëmbeu asnjë fjalë me taksistin. Kur po zbriste, taksisti i thotë: o çuno, o zoti ministër, mirë që nuk paske qenë brenda se do të kishin vjedh edhe ty megjithë makinë.
* * *
Vidhet makina e ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi. Vjedhja e automjetit personal të Bumçit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, por ngjarja është bërë e ditur vetëm sot nga policia e kryeqytetit.
Mësohet se makina e tipit Auqi Q7 ka qenë e parkuar para godinës së Ministrisë së Kulturës, në Rrugën e Kavajës, kur është marrë nga një person, i cili dyshohet të jetë rreth moshës 20-25 vjeç.
Sipas burimeve nga policia, mendohet që automjeti ka qenë i ndezur, çka e ka bërë fare të lehtë vjedhjen e tij. ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorit.