Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuvend, miratohet me 115 vota kodi rrugor, dyfishohen gjobat

Publikuar me : 05.12.2011 Ne : Politike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



( I përditësuar)- Parlamenti ka miratuar me 115 vota pro kodin rrugor të Shqipërisë. Opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin për këtë draft, që kërkonte shumicë të cilësuar, që gjatë diskutimit në komisionet parlamentare. Menjëherë më hyrjen në fuqi të kodit të ri rrugor do të ketë dyfishim të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit.

******

Kuvendi miraton buxhetin e 2012-s vetëm me votat e maxhorancës

Kuvendi ka miratuar me 71 vota pro dhe 50 kundër buxhetin e vitit 2012. Deputetët e opozitës kanë votuar kundër, duke e cilësuar buxhetin e hartuar nga maxhoranca si jo realist dhe të pakujdesshëm përsa i përket mbajtjes nën kontroll të borxhit publik të vendit, shkaku kryesor i krizës ekonomike në vendet e eurozonës. 

Diskutimi nen për nen i projektbuxhetit të vitit 2012 në Kuvend është shoqëruar me debate mes deputetëve socialistë ministrit të Financave. Deputetja socialiste Mimi Kodheli është shprehur se buxheti i vitit 2012 nuk është aq realist sa e paraqet qeveria.

Kodheli kërkoi uljen e taksave për pagat e vogla dhe TVSH-në për energjinë elektrike. Duke u ndalur në çmimin e energjisë elektrike, deputetja socialiste theksoi se ai mbetet më i larti në rajon.

“Monopolet vazhdojnë të mbizotërojnë në treg, çmimet e shtrenjtuara, kriza ka prekur çdo familje që vijon të taksohet rëndë. Çmimi i energjisë dhe çmimet e ilaçeve janë të papërballueshme”, tha Kodheli.

Kodheli u ndal më tej në propozimin e PS-së për taksën progresive, duke kërkuar që personat me të ardhura të pakta të paguajnë më pak taksa, ndërsa të paguajnë më tepër ata që kanë të ardhura më të larta.

“Ne ju ftojmë të reflektoni mbi propozimet tona, pasi ky duhet të jetë buxheti i njerëzve për njerëzit”, tha Kodheli.
Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, i ka cilësuar demagogji propozimet e socialistëve në lidhje me buxhetin. “Propozimet tuaja nuk kanë asnjë sens, janë përçartje, janë demagogji. Ashtu si në seancën kur e kemi diskutuar në parim, edhe sot  po shohim etjen tuaj të shfrenuar për të bërë demagogji”,  ka theksuar Bode.

 

* * *

Në seancën e kaluar u debatua për kodin rrugor i cili nuk kishte marrë miratimin e komisionit përgjegjës, atij të Veprimtarisë Prodhuese. Më pas kodi u kalua në komision pasi opozita solli amendimet e saj ndërsa më herët ai ka kaluar në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë seancës së sotme pritet që të diskutohet dhe miratimi nen për nen dhe më pas në tërësi i projektbuxhetit të vitit 2012. Ndërkohë që një seancë më parë Kuvendi miratoi me 74 votat e mazhorancës buxhetin e shtetit për vitin 2012.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i ofroi qeverisë një marrëveshje për votim konsensual nëse ajo do të plotësonte disa kushte, ku i pari ishte ai për uljen e taksës për pagat e ulëta. Por qeveria nuk pranoi asnjë nga propozimet e opozitës dhe kryeministri Berisha i cilësoi ato si një politikë të dështuar.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit