Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Politike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sapo ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë pritet që të shqyrtohen kodi rrugor dhe buxheti i vitit 2012. Në seancën e kaluar u debatua për kodin rrugor i cili nuk kishte marrë miratimin e komisionit përgjegjës, atij të Veprimtarisë Prodhuese. Më pas kodi u kalua në komision pasi opozita solli amendimet e saj ndërsa më herët ai ka kaluar në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë seancës së sotme pritet që të diskutohet dhe miratimi nen për nen dhe më pas në tërësi i projektbuxhetit të vitit 2012. Ndërkohë që një seancë më parë Kuvendi miratoi me 74 votat e mazhorancës buxhetin e shtetit për vitin 2012.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i ofroi qeverisë një marrëveshje për votim konsensual nëse ajo do të plotësonte disa kushte, ku i pari ishte ai për uljen e taksës për pagat e ulëta. Por qeveria nuk pranoi asnjë nga propozimet e opozitës dhe kryeministri Berisha i cilësoi ato si një politikë të dështuar.