UPADTE- Kreu i grupit kuvendor te PS-se, duke folur ne seancen e sotme plenare, e para per kete sesion parlamentar ka kerkuar nga mazhoranca te lejoje hetimin e zgjedhjeve, pasi vetem ne kete menyre provohet legjitimiteti i qeverise.
Ruci e ka quajtur sesionin e shkuar parlamentar nje deshtim total dhe per tu harruar, nderkohe qe ka theksuar se vendi eshte zhytur ne nje krize totale, e cila ndihet prej kujto jashte salles se parlamentit.
Ai ka deklaruar se PS e ka hedhur ne tryeze oferten e saj per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me shumice dhe drejtim nga opozita, ndersa per fletet e votimit, te pranohet cdo opinion qe do te jape Komisioni i Venecias.
Kohe per te humbur nuk ka, ne te kunderten nuk do te kemi asnje oferte per ju, por vetem oferten per cdo shqiptar te ndershem qe do te futet ne aksionin tone dhe qe do te ndaloje vetem kur garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme, tha Ruci.
Kreu i grupit kuvendor te PS-se, numeroi nje nga nje gjithe problemet me te cilat perballet sot vendi dhe gjithe problemet qe vuajne perdite shqiptaret.
Shqiptaret vriten ne rruge, ne pushime, ne biznese, ne rruge- ka thene Ruci, duke kujtuar se niveli i sigurise ne vend eshte ne kushte alarmante.
Sipas tij, shqetesuese eshte rritja e papunesise, ne nje kohe qe qeveria sipas tij propogandon arritje dhe suksese, duke genjyer hapur qytetaret shqiptare.
Pranoni se jemi te fundit ne Evrope per liberalizimin e vizave dhe tregojini shqiptareve te verteten se qeveria eshte e fundit ne permbushjen e reformave. Kerkojini falje qytetareve shqiptare per pengesen qe i keni sjelle ne levizjen e lire, tha Ruci.
Pas fjales se Ruci ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Ai e ka quajtur nje ekspoze te zeze ate qe prezantoi opozita ne fjalen e kreut te grupit te vet kuvendor, Rucit.
Sipas Berishes, PS-ja nuk shikon dot arritjet dhe progresin e madh qe eshte bere, pasi eshte ziliqare, nderkohe qe nuk e do as trnsparencen, sepse ka frike nga humbja.
Urdheroni te ngreme komisionin hetimor parlamentar dhe ju te keni kryesimin dhe shumicen e tij. Te fillojme qe neser hetimin e te gjitha ceshtjeve qe ju keni shtruar. Ne jemi gati per cdo rinumerim votash qe thote Gjykata Kushtetuese, per shenjterine e te ciles ju betoheni naten dhe e shkelni diten. Ju nuk doni te zbuloni te verteten, sepse dikush te ju vuan nga kompleksi i humbjes. Mazhoranca eshte e hapur, por nuk mund te lejoje mosrespektimin e shtetit ligjor, tha Berisha.
Sesioni i ri parlamentar nis nderkohe qe ende nuk ka gjetur zgjidhje kriza politike ne vend dhe PS-ja ka vendosur vazhdimin e marredhenies se kushtezuar me Kuvendin.
Seanca nisi ne oren 12.00 te dites se sotme. Kalendari i punimeve parashikon ceremonine hapese te sesionit te ri, ku pershendeti Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Si pike e dyte eshte parashikuar miratimi i programit te punes se Kuvendit per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010, si dhe te kalendarit tre javor te punimeve (6-23 shtator). Konferenca e Kryetareve e cila u mblodh diten e enjte perfshiu ne kalendarin tre javor te punimeve te parlamentit 25 projektligje.
Qe ne fillim te punes se Kuvendit mazhoranca do te sfidoje opoziten duke perfshire ne kalendar ligjin e SHISH apo miratimin e mbi 20 projektligjeve te cilat kerkojne shumice te cilesuar. Nga ana tjeter opozita ka deklaruar se nuk do te miratoje asnje nisme te qeverise nese kjo e fundit nuk do te pranoje me pare hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare.
PS Marredhenie e kushtezuar me Kuvendin
TIRANE- Grupi parlamentar i Partise Socialiste do te vijoje marredhenien e kushtezuar me Kuvendin e Shqiperise edhe gjate ketij sesioni parlamentar deri ne arritjen e nje konsensusi per Komisionin Hetimor. Me nisjen e sesionit te ri parlamentar, deputetet socialiste do te mblidhen perpara seances plenare ne seline roze per te diskutuar mbi aksionin politik, qe do te ndiqet gjate pjesemarrjes se tyre ne Kuvend. Megjithese ne seancen e sotme eshte parashikuar vetem hapja e sesionit te ri parlamentar, votimi i kalendarit te punimeve te Kuvendit, socialistet pritet qe permes perfaqesuesit te tyre te shprehin qendrimin e tyre mbi situaten aktuale politike. Burime nga selia roze bejne te ditur se megjithese ndodhemi tre muaj pas perfundimit te sesionit te dyte parlamentar, situata politike vijon te mbetet e njejte dhe kjo do te thote, qe edhe ne kete sezon te ri politik Partia Socialiste do te mbaje te njejtin qendrim. Vijimi i ketij aksioni politik do te konfirmohet edhe ne mbledhjen e sotme nga zyrtare te larte te Partise Socialiste.
Ndonese mazhoranca do te tentoje te kaloje disa ligje te mbaruara nga sesioni i kaluar parlamentar, te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar, deputetet socialiste nuk do te japin konsensusin e tyre mbi keto ligje. Te njejtat burime nga Partia Socialiste theksojne se pa nisjen e hetimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit mazhoranca duhet te harroje, qe grupit Parlamentar Socialist te jape votat. Krahas apelit te mazhorances per te dhene votat ndaj ligjeve me shumice te cilesuar, zyrtaret socialiste jane te vendosur per ti shkruar deri ne fund plotesimit te kerkesave te tyre. Nga foltorja e parlamentit deputetet socialiste do te vijojne te apelojne per transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare, ne kushtet kur koha eshte teper e kufizuar dhe po afrojne zgjedhjet vendore. Per socialistet, hetimi i zgjedhjeve te shkuara eshte nje garanci per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme. Hetimi i zgjedhjeve te fundit parlamentare jane kerkuar jo vetem nga opozita, por edhe nga nderkombetaret.