Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuvend, Ruci PD nuk do zgjidhje. Berisha Jo hetim pa fakte e prova

Publikuar me : 27.12.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 103 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Kreu i grupit parlamentar i Partise Socialiste Gramoz Ruci, ne fjalen e tij tha se mazhoranca nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes, ndersa kryeministri Berisha tha se pa prova dhe fakte nuk mund te hetojme.

Berisha edhe sot nuk thote asnje fjale, ai nuk eshte i gatshem per te ndryshuar Shqiperine, tha Ruci, ndersa shtoi se PS ka kerkuar hetim te numerimit dhe jo numerim.


Ruci u shpreh se opozita ndermori nje hap per te zgjidhur krizen, por Berisha eshte njeriu qe jeton me krizen, dhe perfaqeson forcen qe nuk ka asnje vullnet per ta zgjidhur ate
...opozita, ndermori nje hap, si per te zgjidhur krizen ashtu edhe per te materializuar 12 rekomandimet e PE. Opozita shqiptare, me qellimin e mire per te konkretizuar rezoluten e PE, ndermori hapin per te ngritur nje komision hetimor, sic thote rezoluta, me objekt e perberje- tha Ruci


Sot marim vesh, vazhdoi me tej ai qe kryeministri nuk pranon rezoluten, nuk ben asnje hetim, ndersa shtoi se Berisha i qendron stoik vendimit te tij, pasi nuk do te pergatise zgjedhje te ndershme.

Nderkohe me heret kryeministri Berisha tha se opozita prej nje viti e gjysem eshte angazhuar ne qellimin me absurd qe Europa ka njohur nga ndonje opozite, e nje vendi te lire. Kryeministri Sali Berisha duke folur ne Parlament e quajti angazhimin e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve si nje Mission Imposible dhe tha se nuk mund te kete hetim pa fakte, te pabazuar ne kushtetute a ligjet e ketij vendi.


Pranova pike per pike ate qe rezoluta kerkon, tha kryeministri, i propozova gjithcka, nuk deshte sepse kishte nje fiksim, vizat e tmerronin, i prishin atij gjumin, vizat ishte tmerri dhe ferri i tij, iu referua ai liderit te opozites Edi Rama.


Ky njeri, eshte i betuar si armik i vullnetit te lire te qytetareve shqiptare Ky cuditi, boten ne vitin 2007, ku i deklaronte nje diplomati, se une tani po shtrihem perdhe dhe nuk ngrihem I gjalle. Ky ishte nje akt i mirefillte histerie.-tha Berisha


Ngritja e komisionit hetimor eshte nje shans i mire per mazhorancen, Berishen dhe per te gjithe. Keshtu e nisi fjalen e tij, deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj ne hapje te seances se fundit parlamentare per kete vit.


Tentativat e te dyja paleve per gjetjen e nje varianti te pranueshem, nuk paten rezultat.


Projekti i propozuar nga Partia Socialiste eshte i mbeshtetur ne rezoluten e Parlamentit Europian, tha Xhafaj, ndersa tha se partia e tij eshte perpjekur te sjelle nje propozim sa me afer qendrimeve te paleve.




Seanca e fundit parlamentare per vitin 2010 i nisi punimet me 2 ore vonese.




Ne kete seance te fundit, ceshtja e vetme qe pritet te shqyrtohet eshte komisioni hetimor per zgjedhjet.
Zgjidhja
Edhe pse dy partite nuk kane perjashtuar ende dy variantet e para , perfaqesuesit ligjore perkatesisht Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali per PD-ne dhe Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknurit nga PS kane diskutuar sot per mundesine e nje varianti te trete. Zgjidhja sipas ketij varianti eshte qe PS ne projektvendimin qe do te miratohet ne Kuvend ne cdo pike te saj ku kerkohet hetimi, te saktesohet me hetim ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Nje saktesim i tille kenaq te dyja forcat duke qene se demokratet ne qendrimin e tyre theksojne se jane te gatshem per te pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor nese do te zbatohet neni 178 i Kodit Zgjedhor. Demokratet kerkojne qe kutite te hapen dhe materialet zgjedhore te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Ne arkiv, materialet te perpunohen nga punonjesit dhe pasi te deklasifikohen te behen publike. Komisioni duhet ti dergoje kerkesen zyrtare arkives dhe me pas te prese pergjigjen e saj per materialet. Nga ana tjeter, fletet te digjen menjehere sapo te hapen kutite. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet, sipas ketij Kodi, KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se, thuhet ne Kod. Negociatoret e te dy paleve kane rene dakord per bisedime ne mengjesin e se henes. Vendimi per zgjidhjen apo jo te krizes do te lihet per ne momentet e fundit, vetem pak minuta para fillimit te seances plenare. Negociatoret do te shfrytezojne ne maksimum kohen e vene ne dispozicion per zgjidhjen e krizes dhe per miratimin me pas te projektvendimit te PS-se ne seance plenare. Nje nga opsionet qe qarkullon eshte qe seanca plenare te zhvillohet pasdite rreth ores 18 00 ku deputetet ne rast se arrihet marreveshja do te ngrene Komisionin Hetimor per hetimin e zgjedhjeve te kaluara.

Objekti i hetimit qe parashikon projektvendimi i PS-se

II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit hetimi i dyshimeve publike te bazuara, te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare (raporti i OSBE-ODHIR-it), per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor;
i. hetimi i dyshimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit, kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit, identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit; pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit; mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar; pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te k.q.v etj;
ii. hetimin e dyshimeve lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve, ekzistencen e dublimeve ne to ose lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish, dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj
iii. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren dhe kriteret e zbatuara ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private;
iv. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit, te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 Qershor 2009;
v. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ lidhur me prokurimin, funksionimin, perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave;

vi. hetimi i dyshimeve dhe pretendimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli, ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore, per presione te ushtruara per largim, transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore, lokale apo te cdo enti publik, per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore si dhe per rastet e dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009;



Kushti
PD Jo hetim per ceshtje qe ka vendime te formes se prere

Komisioni Hetimor do te hetoje kutite e materialeve qe nuk kane qene objekt hetimi nga Gjykatat.
Mazhoranca i vendos opozites nje tjeter kusht per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Burime bejne te ditur se PD kerkon qe komisioni te mos kete kompetence per te hetuar materialet zgjedhore te cilat kane qene me pare objekt hetim nga gjykatat. Edhe kjo ceshtje duket se eshte pranuar nga opozita e cila kerkon me ngulm ngritjen e Komisionit Hetimor. Nga ana e saj mazhoranca ka sqaruar se eshte e gatshme per hetimin e materialeve vetem nese do te zbatohen vendimet e gjykatave. Te djathtet propozojne qe Komisioni te nisi hetimet per te gjitha ceshtjet qe kerkon opozita pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre. Ne propozojme qe, per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga Gjykatat e vendit, Ju, qe kembengulni per hetim te pakufizuar, ti drejtoheni Gjykates se Strasburgut per vendimin nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes, me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa Juaj per rinumerimin e votave. Ndersa per vendimet e Gjykates Kushtetuese nr. 18 (2003), 26 (2006), 20 (2007) dhe 22 (2010), ne te cilat kjo Gjykate percakton, apo me sakte, nuk lejon Komisionin Hetimor Parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave, Ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese, e ne rast se kjo e fundit deshiron, ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj, thuhet ne nje leter qe kreu i grupit parlamentar demokrat i ka derguar homologut te tij socialist me 30 nentor te ketij viti. Socialistet nga ana e tyre kane hequr dore nga ceshtja e fleteve te votimit, duke kerkuar hetimin e zgjedhjeve vetem permes materialeve zgjedhore. Ne projektvendimin e paraqitur prej saj, PS percakton qartesisht objektin e hetimit, perberjen dhe kohezgjatjen e komisionit.





KQZ Me 29 dhjetor vendoset djegia e fleteve

Ne nje kohe kur dy forcat politike jane duke negociuar nje menyre per zgjidhjen e krizes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hyre ne mes si nje pale e trete duke kercenuar prishjen e cdo kompromisi te mundshem. KQZ ka njoftuar se me date 29 dhjetor do te mblidhet per te marre nje vendim per fletet e votimit dhe per materialet zgjedhore. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni ne date 29.12.2010, diten e merkure, ora 11 00 zhvillohet mbledhja e KQZ-se per shqyrtimin e projektvendimit per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet e dates 28 qershor 2009. Ne relacionin qe shoqeron projektvendimin e KQZ-se thuhet se eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 Qershor 2009. Ne procesin e punes perfshihet hapja e kutive te votimit, seleksionimi i bazes materiale, pastrimi nga etiketat dhe flete te ndryshme te ngjitura ne te gjitha kutite, si dhe larja e tyre. Madje, KQZ ka bere gati edhe sasine e karburantit qe do te perdoret per djegien e fleteve te votimit.


Nje tjeter fokus i punes se KQZ-se eshte edhe seleksionimin dhe evidentimin e materialeve qe mund te riperdoren si tamponet e vulave, vizore, stilolapsa, makine llogaritese, si dhe seleksionimin e vulave dhe asgjesimin i pjeses plastike nga tamponi, i cili mund te perdoret per prodhimin e vulave te reja ne procese te tjera zgjedhore.




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit