Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Politike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Deputeti socialist Taulant Balla në iterpelancën e kërkuar me ministrin e Informacionit Genc Pollo e akuzoi atë për shkelje të ligjit në lidhje me dhëniet e lejeve për fibrat optike.
Balla gjatë fjalës së tij theksoi se në fillim Pollo mori OK nga Berisha për të bërë tenderimin e kompniasë me koncensionet. Sipas tij një ministër tjetër kishte marrë leje.
“Saliu është në siklet ryshfeti është marrë dhe qeveria është në luftë. Pollo ju keni shkelur ligjin së pari me kriteret e vendosura ju keni larguar kompani shqiptare”, tha Balla, ndërkohë që citoi se fituesit, Pollo do t`i japë dhuratë një licencë tjerët një e drejtë e përdorimit të frekuencave 310 352 mg herz që kushton 12.5 milion euro.
“Pollo ka marrë rryshfet 1.2 milion euro. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk është 12.5 milion euro, por 50 milon euro nga katër licencat e dhëna nga Pollo”,- deklaroi Balla.
“Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejomë kompani fantazëm, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar. Për të patur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”,- tha Pollo në kundërpërgjigjen e tij me Ballën.
Çështja kryesore për diskutim sot pritet të jetë projekt- ligji për Gjykatën Administrative. Kuvendi ka shtyrë disa seanca rresht miratimin e ligjeve me 3/5 siç janë ndryshimet në Kodin Doganor, kodin ajror, por këto p/ligje nuk janë parashikuar në seancën e sotme.