Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuvendi, Bizhga- Nishanit Kush i mori parate e uniformave te policise?

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Politike - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kuvendi i Shqipërisë nisi sot rreth orës 10:30 punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-së “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”.

Kuvendi miratoi propozimet e kryetarit të grupit socialist për disa ndryshime në komisionet parlamentare. Nga lëvizjet e bëra deputeti Ditmir Bushati do të zërë vendin e Ermelinda Meksit në krye të Komisionit të Integrimit.

Deputeti Marko Bello do të kalojë nga Komisioni për Edukimin në Komisionin e Integrimit, ndërsa Paulina Hoxha do të zëvendësojë Bellon.

Ndërkohë që debate të ashpra janë bërë gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, kërkuar nga deputeti Gazmir Bizhga. Ai i kërkoi Nishanit të jap llogari për gjendjen në të cilën ndodhet policia shqiptare. Një nga problemet që ngriti ishte një tender i vitit 2009, që sipas tij la pa uniforma policinë e shtetit.

“Prej dy vjetësh policia pa uniforma, e zbathur për të ndjekur krimin. Cilat ishin arsyet që Policinë e Shtetit nga një polici me uniformë të vetën, po e vishni me uniformë të re, me elemente italiane?”, tha Bizhga, i cili akuzoi ministrin se elementet e uniformës së policisë janë të kopjuara, ndërsa shtoi se “Nishani është i vetmi ministër në Evropë që nuk ka kompetenca për uniformat e policisë. Ju dogjët fondin për uniformën e policisë në vitin 2009. Ku shkoi ky fond i taksapaguesve shqiptarë?”, u shpreh deputeti socialist.

Nishani gjatë përgjigjes së tij deklaroi se gjithçka është bërë në bazë të ligjit. Bizhga gjatë rimarrjes së fjalës deklaroi se qeveria ka shpërblyer kriminelët që më 21 janar derdhën gjakun e qytetarëve të pafajshëm me armët e shtetit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit