Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Politike - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(I përditësuar)- Pas debateve të djeshme në Komisionin e Ekonomisë Kuvendi miratoi sot privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol në Patos, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës mazhoranca votoi me 72 pro privatizimit të këtij aseti publik.
Partia socialiste e ka kundërshtuar këtë projektligj të qeverisë, duke argumentuar se proces, po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Përfaqësuesit e majtë kundërshtuan formulën e privatizimit që po ndjek qeveria dhe ngritën një sërë pyetjesh se çfarë do bëhet më pas me punonjësit që do të mbeten të papunë si pasojë e këtij privatizimi.
Ndërkohë që ministri i Ekonomisë Nasip Naço u shpreh se procedurat do të bëhen në transparencë të plotë duke siguruar zhvillimin e një tenderi ndërkombëtar në interes të vendit.
******
Komisioni miraton privatizimin e “Albpetrol”, opozita kundër: Shkurtime nga puna në masë
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pavarësisht kundërshtimeve të opozitës miratoi sot pasdite vetëm me votat e mazhorancës privatizimin e kompanisë “Albpetrol”. Sipas argumenteve të opozitës kompania nuk duhej të privatizohej, një zgjidhej më e përshtatshme është dhënia me koncesione kompanisë.
Debati mazhorancë-opozitë për draftin e paraqitur nga zv. ministri i Energjetikës, Eno Bozdo zgjati 2 orë. Zv/ministri prezantoi draftin ku parashikohet privatizimi 100 perqind i aseteve të kompanisë dhe që ky proces sipas tij do të kryhet nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar. Drafti parashikon që të ardhurat nga privatizimi të shkojnë sipas nevojave që do të ketë buxheti i shtetit apo projekte investimi.
Tjetër shqetësim i socialistëve përveç mundësiasë së dhënies me koncesion ishte dhe fakti se sipas tyre pritet që nga privatizimi do të ketë shkurtime në masë nga puna e punonjësve të “Albpetrol”.