TIRANE- Maxhoranca ka miratuar dje mes refuzimit te opozites si dhe debateve ne Kuvend, ndryshimet ne ligjin per partite politike. Projektligji u diskutua paralelisht ne dy komisione parlamentare, ate te Ekonomise dhe te Ligjeve, ndersa panorama ka qene thuajse e njejte pasi fyerjet dhe batutat e nje nate me pare ne seance plenare ishin transferuar edhe neper komisione.
Ndryshimet ne ligj parashikojne kushtet per pajisjen me godina te partive politike si dhe financimin.
Socialistet ne Komisionin e Ekonomise kerkuan zhvillimin e nje tryeze ku te merrnin pjese te gjitha partite qe preken nga ndryshimet e propozuara nga maxhoranca ne menyre qe te merret edhe mendimi i tyre, nderkohe qe ne Komisionin e Ligjeve, debati me i madh u perqendrua ne faktin se si do te behet perzgjedhja e eksperteve kontabel qe do te certifikojne bilancet financiare te kompanive.
Ndryshimet thelbesore te miratuara dje kane te bejne me selite e partive. Ligji i meparshem parashikonte pajisjen me godine ose pagesen e qirase se objektit te partive qe marrin pjese ne jeten parlamentare te vendit.
Nderkohe, krahas pajisjes me godine te partive parlamentare, shteti duhet te beje te njejten gje ose te paguaje qirane e objektit edhe per partite qe kane marre mesatarisht mbi 1 per qind te votave pergjate tre zgjedhjeve te fundit legjislative. Ndryshimi ne fjale erdhi pas presionit te ushtruar nga partite e vogla, kryesisht ato qe jane ne koalicion me Partine Demokratike, te cilat bejne te mundur perfitimin e ketij leshimi.
Sipas ndryshimeve te miratuara dje, partia politike ia ben kerkesen ose Ministrise se Brendshme, kur prona eshte nen administrimin e pushtetit qendror, ose bashkise apo komunes, kur prona eshte ne emer te pushtetit lokal. Kur ka ndertese te lire, ajo i jepet ne perdorim partise pas lidhjes se nje kontrate.
Nderkohe, ne rastet kur nuk ka ndertesa te lira, partia e gjen vete ambientin, ndersa shteti eshte i detyruar te mbuloje qirane. Ne kete rast, kontrata lidhet ndermjet Ministrise se Financave dhe partise politike. Partite te cilat pergjate tre zgjedhjeve te fundit parlamentare nuk kane marre me shume se 1 per qind te votave duhet te mbulojne vete shpenzimet e qirase se ambientit ku jane vendosur.
Pjese e ndryshimeve te miratuara dje eshte edhe numri i firmave te nevojshme per themelimin e nje partie politike.
Me pare, themelimi i nje partie politike behej kundrejt dorezimit te 500 firmave ndersa tashme numri i firmetareve nuk duhet te jete me pak se 3 000 te tille. Per sa i perket financimit te partive, ligji lejon ofrimin e shumave deri ne 100 mije leke pa deklaruar burimin ndersa per shuma me te medha eshte e domosdoshme qe ato te kalojne nepermjet sistemit bankar.
Ne fund, maxhoranca kaloi vetem me votat e saj ndryshimet e mesiperme ne nje kohe kur deputetet e opozites ishin larguar nga salla pasi nuk ishte marre parasysh kerkesa e tyre per zhvillimin e nje tryeze me partite politike qe preken nga keto ndryshime.
PERPLASJA
Debate per rolin e KQZ-se ne ligj
Sipas projektligjit te pergatitur nga qeveria, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te caktoje eksperte te licencuar, te cilet do te bejne edhe verifikimet e nevojshme. Por opozita shprehu rezerva per pavaresine e KQZ-se duke akuzuar kreun e ketij institucioni se eshte i politizuar.
Deputeti i PS-se, Saimir Tahiri, deklaroi se KQZ nuk jep garancite e nevojshme per te kontrolluar financat e partive. Nese doni te me thoni se KQZ-ja mund te jete kaq e pavarur, sa te merret edhe me kontrollin financiar te partive politike, kur sot ne KQZ eshte nje tip qe njehere ben si piroman, njehere ben si zjarrfikes, sipas qejfit te kryeministrit, une kete se besoj,- theksoi Tahiri. I menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali, i cili i cilesoi nje turp deklaratat e socialisteve.
Duhet te pranosh nje gje qe KQZ nuk ka asnje kontribut ne kete ligj. Po perpiqemi te riformulojme nenin duke iu pergjigjur cdo lloj sensibiliteti edhe atij me te papranueshmit vetem e vetem qe ju ta kuptoni qe kjo eshte per te miren e ketij vendi dhe njeriu refuzon riformulimin sepse i duhet propaganda e turpshme dhe e felliqur qe i vjen me mesazh,- tha Rusmali. Situata u qetesua vetem pas largimit per pak minuta nga mbledhja e deputetit te PS-se Tahiri.
Debate u zhvilluan edhe per menyren se si do te perzgjidhen ekspertet qe do te kontrollojne financat e partive. Deputetet socialiste nuk ishin dakord me faktin qe ekspertet kontabel zgjidhen nga KQZ-ja. Sipas deputetit Bashkim Fino, te gjithe ekspertet duhet te futen ne gare dhe me pas fituesit te perzgjidhen me short.
Diskutimet ne Komisionin e Ekonomise
Mimi Kodheli Duhej qe me pare te behej nje konsulte me te gjithe partite e vogla per te marre mendimin e tyre ne lidhje me ndryshimet ne ligj. Do te bejme nje tryeze te hapur ku te marrin pjese keto parti. Kerkojme qe diskutimi i ketij ligji te mbyllet ketu dhe ta miratojme pasi te diskutojme me aleatet tane
Edmond Spaho Diskutimi i ndryshimeve ka qene nje proces i hapur, te gjitha partite kane qene te perfshira ne te. Partite duhet te jene transparente me publikun per menyren se si perdorin fondet
Sherefedin Shehu -Kodhelit Konsultimi ka mbaruar, ju doni te shtyni miratimin e ketyre ndryshimeve
Kodheli Jo ju, por asnjeri sma nderpret dot fjalen mua.
Flamur Noka Ndoshta po flet per burra nga ata ketej ti, por ske pa burra si ata nga anet tona
Ilir Bejtja Nuk e miratojme para se te konsultohemi me aleatet
Noka Keni hallin e Ngjeles ju, nuk ju shkon opozita e bashkuar pa te
Bejtja Ngjela eshte nje njeri i respektuar dhe beni mire ta respektoni dhe ju se e keni themelues
Adriana Gjonaj Ta mbani me shendet (Spartak Ngjelen)
Ndryshimet ne ligj
Neni 7
Ne nenin 22 behen keto ndryshime
1. Shkronja b ndryshohet, si me poshte vijon
b) Partite parlamentare pajisen me ndertese per seline e tyre qendrore dhe zyra vendore
Kete te drejte e ka edhe partia politike, mesatarja e votave te se ciles ne tre zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qene mbi 1perqind, ne shkalle vendi
2. Pas shkronjes b shtohet shkronja c me kete permbajtje
c) Nese partia politike eshte pajisur me ndertese me kontrate huaperdorjeje sipas ketij ligji, por nuk ploteson kushtet e parashikuara ne shkronjen b, te ketij neni, atehere ka te drejten e lidhjes se kontrates se qirase per ndertesen per ta perdorur vetem per seline apo zyrat e saj vendore.
Bumci Te heqim imunitetin e deputeteve
Ne nje kohe kur politika eshte e perfshire nga skandali i videos, deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci kerkoi kufizimin e imunitetit te deputeteve ne menyre qe organet e drejtesise ta kene me te lehte zhvillimin e hetimeve.
Gjate diskutimeve ne Komisionin e Ligjeve, relatori i projektligjit Per Partite Politike theksoi se heqja e imunitetit eshte ende nje nga kriteret e papermbushura. Nje rekomandim tjeter akoma i papermbushur eshte edhe ceshtja e imunitetit, e kufizimit dhe heqjes se imunitetit.
Do te ishte ne nderin tone si deputete qe krahas permbushjes se detyrimit tone qe kemi ndaj publikut per menyren se si financohen partine, ne te ndermarrim edhe kete nisme duke permbushur kete fakt. Duke qene se kemi te bejne me permbushjen e rekomandimeve te GREKO-s, ky eshte nje rekomandim i papermbushur,= theksoi deputeti demokrat.