Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuzhe, duhet rinovimi kombetares jo i kontrates!

Publikuar me : 06.09.2011 Ne : Sport - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Po i afrohemi fundit të këtyre eliminatorev të Euro 2012-s dhe rezultatet e përfaqësueses sonë bashke me lojtarët mbeten të njëjta edhe pozicioni në grup ashtu si në cdo eliminatore të mëparëshme. Për këtë gishti drejtohet nga trajneri Josip Kuzhe. Një njohës i mirë i ftubollit dhe një trajner që e filloi pozitivisht aventurën kuqezi ku arriti të thyej edhe rekordin e fitores më të thellë 6-1 me Qipron në një ndeshje mqësore.

Për një moment të gjtihë besuan se mund të bëhej një hap përpara në këto eliminatore të europianit, sigurisht jo kualifikimin por të paktën të mos qëndronim sërish në vendin e parafundit. Në momentin më pozitiv për kuqezinjtë, pas asaj ndeshjeje perfekte me Bejllrusinë në mars, në mënyrë të beftë ndeshja pasardhëse ajo me Bosnje Hercegovinën rezulton një farsë, një humbje 2-0 e një lojë me shumë gabime, sigurisht janë lojtarë që luajnë në fushën e lojës, por trajneri Kuzhe që cilësohej si ndër ata trajnerë që di të ndërhyjë në lojë e arrin të bëj bay pase të suksesshme, gaboi.

Bogdani luan vetëm 45 minutat e para që rezultati ishte 0-0, më pas zëvendësohet me mesfushorin Duro. Zëvendësohet më pas Agolli me Lilën, i cili merr karton të kuq pak minuta më pas, po të gjitha këto lëvizje të një trajneri frikacak që kërkonte të mbronte rezultatin, por kjo lëvizje na kushtoi dy gola dhe një humbje që na largoi shumë nga objektivi për të mos qenë të parafundit. Ndeshja pasardhëse zyrtare ishte kjo me Francën. Që në letër dihej fundi, megjithatë askush nuk priste një skuadër të përgjumur e aq të friksuar.

Ekpserimenti që bëri Kuzhe, pikërisht me Francën ishte Curri përpara mbrojtjes, por që rezultoi një dështim, dy gola të pësuar nga qendra ku Curri duhet të mbulonte, ashtu si dështoi edhe lëvizja e Skelës si mesfushor i djathtë gjë që pak herë e ka provuar por trajneri vendos ta eksperimentoj edhe atë me Francën, por që ishte një tjetër dështim Sërish Kuzhe gaboi, dhe 6 pikë na i morën në dy ndeshjet e fundit në grup. 6 nga lojtarët e përfaqësueses që janë të formacionit janë mbi 30 vjec.

Teli, Bulku, Lala, Sekla, Duro, Bogdani dhe për asnjërin nuk gjendet një zëvendësues për të pasur besim që të aktivizohet në momente mungesash kartonash a dëmtimesh ose edhe në rastet e paraqitjeve të dobta pasi është normale kur nuk aktivizohen në skuadrat e tyre në rastin më të mirë, apo kur nuk kanë skuadër fare në rastin më të keq. Një gardë e vjetër që po bëhet shumë e vjetër tashmë por që qëndrojnë në fushë me sa duket për të shtyrë edhe këto ndeshje sa Kuzhesë t’i mbarojë kontrata, përderisa nuk kanë zëvendësues është problemi i tij, por edhe për pak, nëse kroatit nuk do t’i shtyhet kontrata që sigurisht lidhet me rezultatet e ndeshjeve të fundit, do të rifilloj gjithcka nga e para, me premtime se në këto eliminatore do të rifillojë rinovimi apo në ato të ardhshmet dhe 11-tshja kuqezi mbetet e paprekur, deri sa gjunjët mos t’i mbajnë më.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit