Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Sport - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Josif Kuzhe dhe Armando Duka
Kanë dështuar negociatat mes kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duke dhe Josip Kuzhesë. Prej ditës së sotme Kuzhe do të cilësohet si ish-trajner i kombëtares shqiptare.
Tashmë mbetet që në kryet të saj të emërohet një trajner i ri, i cili pritet të nisë punë që prej muajit nëntor ku Shqipëria do të ketë ndeshje miqësore.
Kuzhe dështoi plotësisht në ndeshjet e fazës eliminatore në grupe për Euro 2012. Në 10 ndeshje Shqipëria mori vetëm 9 pikë duke u renditur kështu në vendin e para fundit duke lënë pas vetëm Luksemburgun.
Kuzhe e ka drejtuar kombëtaren shqiptare në 24 ndeshje.