|
Kuzhe Nuk gabova une, por ne!
Publikuar me : 09.06.2011 Ne :
Kuriozitete - 201 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Mister, cfare ndodhi ne Zenica?
Nuk luajtem mire, megjithate nje ndeshje nuk vendoset vetem nga nje moment.Te gjithe lojtaret kane perfunduar kampionatet e tyre respective rreth 25 dite mepare e si rrjedhoje nuk ishin ne nivelet me te larta sa i perket gjendjes fizike. Megjithate tashme perfundoi gjithcka e na duhet te shpresojme per rezultate me te mira ne ndeshjet e tjera.
Por ne te vertete cfare nuk shkoi, gabuat ju ne zevendesime apo gabuan lojtaret?
Nuk mund te them tani konkretisht tani se cfare nuk shkoi. Ndoshta per nje moment lojtaret humben perqendrimin. Nuk dua te flas ketu per gabime individuale, thjesht gabime ne teresi te skuadres qe na ndeshkuan.
Ju nuk gabuat?
Tani qe ka perfunduar gjithcka eshte me e thjeshte per te gjykuar. Une di te them vetem se ne kemi zhvilluar ndeshje te mira me nje sulmues por kemi zhvilluar ndeshje po kaq te mira edhe me dy sulmues.Nuk na ka mbetur gje tjeter tashme vetem te mendojme per ndeshjet e tjera qe na presim dhe te luajme ashtu si me Bjellrusine.
Na u prish perfundimisht endrra per kualifikim?
Eshte shume shume e veshtire te mendojme ende per kualifikim, thjesht do te thoja qe na duhet te mendojme me shume per te ardhmen.
Ndeshja e pare e perfaqesueses sone per te harruar kete humbje eshte ajo miqesore luksi me Argjentinen...
Argjentina eshte nje ndeshje intetresante, nje perballje e bukur dhe nje shans i mire per lojtaret e rinj qe te bejne nje paraqitje dinjitoze.
* * *
Kristi Vangjeli Mea Culpa
Si rralle ndonjehere nje lojtar, e aqkoma me rralle nje lojtar shqiptar ben mea culpa. Ai eshte Kristi Vangjeli, fajtori i golit te pare qe pesoi perfaqesuesja e Shqiperise ne ndeshjen me Bosnje Hercegovinen. Eshte e vertete qe gabova une dhe per kete ndihem fajtor, megjithate mora menjehere mbeshtetjen e skuaders pasi ne jemi nje skuader ne si ne fitore ashtu edhe ne humbje. Tashme na duhet ta kalojme kete moment e te mendojme per te bere me te miren per ndeshjen e rradhes qe na mbeten, - tha Kristi Vangjeli.
Tare e Reja, darkojne me Canen pas ndeshjes
Ne stadiumin e Zenices ku eshte zhvilluar ndeshja mes Bosnje Hercegovines dhe Shqipersie, ka qene i pranishem drejtori sportiv i Lacios Igli Tare dhe trajneri Edi Reja. Dy perfaqesuesit e skuadres romane ndoqen dy nga objektivat e tyre te merkatos, mesfushorin boshnjak Senad Lulic dhe mbrojtesin e perfaqesues shqiptare Lorik Cana. Mbrojtesi kuqezi, sebashku me babain e tij qe eshte edhe menaxheri, Igli Tare dhe Reja, kane darkuar bashke pas perfundimit te takimit.
Fanella e Duros ne stenden e gazetave ne aeroport
Nje dite pas ndeshjes, ne aeroportin e Sarajeves, lojtaret kuqezi e kane marre me me shume sportivitet kete humbje me Bosnjen duke menduar edhe per shaka. Nje grup i tyre ka vendosur fanellen me numrin 10-te te Klodian Duros ne nje nga stendat e gazetave te aeroportit duke satirizuar kete fanelle si atet e personit qe solli humbjen e ketij takimi. Gjithsesi gjithcka ka qene ne kuadrin e nje shakaje, sens humroi qe nuk i ka munguar ndonjehere grupit kuqezi, por kete here edhe pas nje humbjeje te tille.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|