|
Kuzhe S’me ka zene gjumi, s’kemi as 16 lojtare!
Publikuar me : 21.06.2011 Ne :
Sport - 112 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Josef Kuzhe, trajneri i kombetares se futbollit
Lojtaret e kombetares kane preferuar pushimet perpara ndeshjes ne Buenos-Aires, nje pjese nuk jane lejuar nga klubet
Vetem kater dite perpara ndeshjes me te madhe miqesore te historise se perfaqesueses sone me Argjentinen, kombetarja kuqezi nuk po arrin te grumbulloje jo 18-shen per ne Buenos Ajres, por as 16 lojtare, me te cilet mund te permbushim nje detyre minimale ndaj fanelles se perfaqesueses.
Nje pjese e lojtareve, qe luajten ne Bosnje-Hercegovine kane problemet me klubet, nje justifikim deri diku i pranueshem, por pjesa tjeter e titullareve kane zgjedhur pushimet, perpara se te luajne perballe Argjentines se Mesit, apo thjesht nje ndeshje miqesore, per te cilen kane detyrimin moral.
Per ndeshjet zyrtare, nje pjese e tyre presin me padurim telefonaten e trajnerit Kuzhe, apo te perfaqesuesve te FSHF-se, nderkohe qe kane preferuar “ta mbyllin” kete here telefonin. Trajneri Kuzhe ka mberritur ne Tirane vetem diten e marte ne mbremje dhe ne deklaraten e tij te pare per kete ndeshje, shpreh shqetesimin e tij.
- Mister, cilet jane lojtaret qe do te luajne ne kete miqesore?
- Te them te vertete, nuk e di, kam fjetur mbreme, duke menduar se cfare do te mundohemi te sajojme. Ende nuk kemi te qarte emrat dhe nuk kemi mbyllur listen.
- Do te jene lojtaret e superiores ata qe do te formojne 18-shen?
- Shpresoj te na behen 16 lojtare, se edhe me aq do te kemi mundesi te krijojme nje skuader per ta zhvilluar kete ndeshje, por do te jete cdo gje shume e veshtire. Kjo nuk eshte nje situate normale, qe te mos pergjigjen lojtaret, por do ta gjejme nje zgjidhje me emra te rinj dhe me ate pjese qe ka mbetur.
- Cila eshte arsyeja qe nuk i pergjigjen lojtaret nje ndeshjeje te kombetares, qofte kjo edhe miqesore?
- Nje pjese kane probleme me klubet dhe me vjen keq per kete. Mund te permend Dallkun, Telin, Agolli, te cilet edhe pse kane shprehur deshiren per te luajtur, kane hasur ne pengesen e klubeve ku luajne. Pjesa tjeter kane zgjedhur pushimet.
- Cili eshte problemi qe ju shqeteson me shume?
- Kemi problem me te madh mbrojtjen dhe qendren ne menyre specifike, pasi nuk e di me ke do te luaj, ndoshta do te jete Bici e Arapi, por gjithsesi e kam shume problem kete sektor te skuadres, aq me teper perballe nje skuadre si Argjentina.
- Po mesfusha dhe sulmi?
- Mesfusha mund te kete zgjidhje, ashtu si dhe sulmi, ku do te vijne Kapllani e Bakaj. Por ne fund te fundit, c’na duhet sulmi perballe ketij kundershtari?
2 milione euro eshte shifra qe ne duhet te paguanim, nese do te kerkonim ndonjehere nje ndeshje miqesore me Argjentinen, ne nje periudhe normale, jashte cdo aktiviteti.
60 mije euro ka marre FSHF nga kjo ndeshje miqesore. Pasi ka kerkuar 200 mije euro ne fillim, kane pranuar shifren prej 60 mije eurosh dhe te gjitha shpenzimet paguhen nga pritesit.
20 qershori eshte dita e flamurit e Argjentines, nje feste kombetare per nder te Manuel Belgranos, krijuesit te flamurit argjentinas. Kjo feste festohet gjithmone te henen e trete te muajit qershor.
Ne Prizren, pas 32 vitesh
“Me kujtohet ky stadium. Ketu kam qene ne vitin 1979, kur drejtoja skuadren e Boracit nga Banja Luka. Dolem barazim (0-0) me Lirine”, – ka thene Kuzhe me te mberritur te marten, pak pas ores 17 00, ne Prizren, ku ka ndjekur nje ndeshje miqesore.
Liria ne ate kohe ishte pjesemarrese e Liges se Pare “B”, ne ish-Federaten Jugosllave. Ai, me pas ka ndare kujtimet edhe me aktoret e asaj ndeshjeje, me ish-futbollistet, Behjadin e Bedredin Gjinali si dhe me Rexhep Gaxhollin.
Shetel S’ka oferta konkrete per Salihin
Trajneri i Rapidit te Vjenes, Peter Shetel, ka komentuar ne mediat austriake situaten ku ndodhet Hamdi Salihi, i cili thuhet se nuk do te jete me pjese e skuadres vjeneze sezonin qe vjen. Shetel thekson se per Salihin, pavaresisht zerave, nuk ka ardhur ndonje oferte konkrete dhe per rrjedhoje pergatitjet per sezonin e ri do te nisin duke planifikuar edhe sulmuesin kuqezi ne skuader (kontrata me Rapidin i perfundon ne vere te 2012-es).
“Jemi ne kohe merkatoje qe do te thote se cdo dite mund te lexojme per largime dhe afrime lojtaresh. Eshte folur shume edhe per Salihin, por ne klubin tone nuk ka ardhur asnje oferte konkrete.
Kemi degjuar se ka interesim per te nga Sosho dhe Dinamo e Kievit. Ne do t’i nisim pergatitjet duke perfshire ne planet tona edhe Salihin, por nuk mund te them me siguri se cfare do te ndodhe me vone,” – eshte shprehur trajneri i Rapidit te Vjenes, Shetel.
Bolonja hedh syte nga Erjon Bogdani
Erjon Bogdani, 34-vjecari shqiptar, i cili luan me Çezenen, mund te behet pjese e Bolonjes per sezonin e ardhshem. 8 golat e shenuar me debutuesen e Serise A dhe thuajse te gjitha ndeshjet titullare jane tregues per formen e mire qe po kalon sulmuesi kuqezi.
Sipas zerave ne merkato, drejtuesit e Bolonjes kerkojne partnerin ideal per Marko Di Vaion dhe Bogdani konsiderohet alternative e mire. Gjithsesi, per momentin nuk ka asnje levizje konkrete nga drejtuesit e Bolonjes per te marre sherbimet e shqiptarit.
Cana, per nje jave i thote “po” Lacios
Mund te thuhet pa frike qe Lorik Cana do te jete futbollist i Lacios sezonin qe vjen. Sipas lajmeve te fundit qe vijne nga mediat italiane, Gallatatasaraj ka paguar 2.8 milione euro, plus Canen, per te marre portierin uruguajan te Lacios, Muzlera.
Ndersa burime te sigurta prane futbollistit shqiptar konfirmojne se “me 90perqind Cana eshte i Lacios, por pergjigjen perfundimtare do ta jape pas nje jave, per te respektuar afatin qe u ka lene skuadrave te tjera te interesuara per te.” Pas Lacios, Volfsburgu eshte ne “pole” per te marre Canen, pa harruar dhe skuadrat angleze Everton dhe Aston Vila.
Abete, se shpejti vizite ne Shqiperi
Presidenti i Federates Italiane te Futbollit, Xhankarlo Abete, muajt e ardhshem do te vizitoje Shqiperine ne kuader te bashkepunimit mes dy federatave respektive. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i pergjthshem i FSHF-se, Eduard Prodani, i cili tri dite me pare ishte per vizite ne vendin fqinj.
“Qellimi i vizites sime ishte vendosja e urave te bashkepunimit mes dy fereratave, qe sigurisht do ta ndihmoje shume futbollin tone. Homologia italiane mund te na ndihmoje ne shume aspekte, kryesisht ne specializimin e njerezve tane (trajnere, gjyqtare etj).
Se shpejti ne Tirane do te beje nje vizite presidenti i Federates Italiane te Futbollit, Abete, i cili do te nenshkruaje ketu ne Shqiperi kete marreveshje bashkepunimi,” – ka sqaruar Prodani. Kombetarja shqiptare nuk ka zhvilluar qofte nje miqesore me Italine, por kjo mund te ndodhe shume shpejt.
“Sigurisht qe ne marreveshjen e bashkepunimit perfshihen edhe ndeshjet miqesore te perfaqesueseve tona. Ne kemi luajtur me moshat e Italise, por asnjehere me kombetaren e madhe. Besojme qe edhe kjo enderr e shqiptareve do te realizohet,” – ka vijuar Prodani.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|