Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuzhe Te shpresojme te kundersulmi!

Publikuar me : 02.09.2011 Ne : Sport - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë Josip Kuzhe shprehet realist për takimin e sotëm kur ne do të përballemi me një nga përfaqësueset më të mëdha në Europë. Gjithsesi, kjo gjë nuk e ndalon skuadrën kuqezi dhe atë vetë të mendojnë për një rezultat pozitiv. “Nuk mund të pretendojmë që ndaj Francës të kemi një dominim të lojës.

Përkundrazi, presim që ata të jenë dominues e të mbajnë topin më shumë se ne. Nga ana tjetër loja jonë nuk do të jetë gjithmonë mbrojtëse, i gjithë synimi do të jetë që të kapim në befasi e në kundërsulm kundërshtarin. Vendosja e Currit në mesfushë është një frumëmarrje për ne, pasi është një lojtar agresiv, mund të futet në çdo duel e të rrezikojë portën kundërshtare me topat e lartë. Kjo zgjedhje është bërë pasi kemi parë formën e mirë të Telit në qendër të mbrojtjes,” – ka deklaruar trajneri Kuzhe.

Kapiteni Altin Lala nuk e ka të sigurt ende vendin në formacionin e parë, gjithsesi për këtë përballje ai deklaron: “Shpresojmë që nesër (sot) të jemi në formën maksimale tonën. Duhet të jemi gjakftohtë dhe të kujdesshëm me daljet përpara, nuk duhet të harrojmë që luajmë me Francën, një skuadër shumë e madhe dhe mbi të gjitha me një repart ofensiv të rrezikshëm.” Për kujdes dhe për të mos u trembur ka folur edhe zëvendëskapiteni Lorik Cana. “Ata janë në vendin e parë dhe sigurisht që kanë një lloj presioni mbi supe, pasi u duhet me doemos fitorja me ne dhe më pas do të udhëtojnë për në Rumani, një tjetër skuadër e fortë të cilën ata do të përpiqen ta fitojnë për të mbajtur vendin e parë në grup. Një nga mënyrat për të ndalur Francën do të jetë qëndrimi në grup.

Çdo veprim që bëjmë në fushë duhet ta bëjmë si skuadër. Nuk duhet të harrojmë se futbolli luhet me mendje e me zemër, por ne kemi këtë herë avantazhin edhe të mbështetjes së publikut. Kjo është një armë shumë e fortë për ne në ndeshjet brenda,”  – përfundon Cana.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit