Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 38-vjeçar u arrestua për armëmbajtje pa leje në qytetin e Laçit. Sokol Mashi, 38 vjeç, kishte dalë shëtitje në oborrin e shkollës nëntëvjeçare të qytetit i armatosur deri në dhëmbë. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan një pushkë 20-she, 48 copë fishekë mod-56, 4 kallëpë tritoli dhe 4 kapsolla detonatore të paplasura.
Policia ushtroi gjithashtu një kontroll në banesën e tij, ku iu gjet 1 gëzhojë mod-54 dhe një predhë. Sipas policisë, Mashi kishte pasur një debat me familjarët e tij, dhe pasi kishte qëlluar me armë në dhomën e ndenjes, ishte larguar duke marrë me vete edhe armën dhe municionin.
Materialet në ngarkim të 38-vjeçarit Mashi do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.