Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard,sot me anë të një deklarate për mediat paralajmëroi se ekonomia globale po shkon drejtë një faze të pasigurt dhe me rrezikshmëri të lartë për një dekadë.
Lagard theksoi se ekonomia globale është në një rrezik serioz për shkak të krizës së rëndë që ka pushtuar Evropën. Ajo theksoi se pavarësisht se përpjekjet për të shpëtuar Eurozonën janë në drejtimin e duhur duhet bërë më shumë punë për të rifituar besimin.
“Nëse ne nuk punojmë si një trup i vetëm ekonomia globale rrezikon efektin e rënies spirale drejtë pasigurisë së tregjeve, destabilitetit financiar dhe një rënie katastrofike të kërkesës në treg”, tha Kristina Lagard.