Publikuar me : 22.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 138 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kristina Lagard
Pas arritjes së marrëveshjes për tw ndihmuar Greqin, nga vendet e Eurozonës, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristina Lagard, foli në një intervistë për CNN-in në lidhje me qëndrimin e fondit.
“Kryetarët e shteteve të Eurozonës treguan një vendosmëri të madhe kur vendosën që Greqia duhej ndihmuar, me mirëkuptim dhe konstruktivitet. Nuk është në dorën time përcaktimi i situatës ekonomike të Greqisë, por me sa jam informuar nga Kryeministri Grek Jorgos Papandreu, Greqia ka bërë marrëveshje me disa banka dhe i është dhënë e drejta të zgjedhë dhe të vendos se çfarë është më e mira për të”, tha Lagard.
Kreu i sapozgjedhur i FMN-së deklaroi se fondi është i përfshirë në zgjidhjen e situatës ekonomike për tre vendet që aktualisht janë në vështirësi. “FMN- ja është e vendosur që të ndihmojë vendet në vështirësi, por më kushtet dhe rregullat e saj. Për ne është e rëndësishme që vendet që rrezikuan të mund të kthehen në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi Lagard.