Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Ekonomia botërore është në rrezik”. Ky ka qënë mesazhi i ardhur nga Shefja e FMN-së Christine Lagarde, ndërsa u ka bërë thirrje europianëve, të flasin në një zë për krizën e borxhit e cila ka lëkundur sistemin financiar botëror.
Sipas Lagarde, takimi Merkel-Sarkozy dhe krerëve të tjerë të Eurozonës, nuk ka sjellë ende asnjë rezultat për krizën. Lagarde është shprehur se Samiti i 9- dhjetorit nuk ishte shumë i detajuar mbi aspektet financiare.
“Kriza lidhet me besimin tek borxhi publik dhe në shëndetin e sistemit financiar”, ka cituar Lagarde.
Për të dhe pse liderët europianë kanë shqyrtuar një traktat të ri për një integrim më të madh ekonomik në Eurozonë, ende nuk është se marrëveshja do të shmangë krizën, e cila e ka origjinën në Greqi në vitin 2009. Pas Greqisë, kjo krizë po kërcënon edhe dy ekonomitë më të fuqishme të Europës, ku bën pjesë Franca dhe Gjermania.