Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Largimi i eksperteve, plagoset nje 34-vjecare

Publikuar me : 28.04.2011 Ne : Kronike - 334 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje incident u regjistua paraditen e djeshme ne Kombinatin Mekanik te qytetit te Policanit, ku nje punetore u plagos, pasi u aksidentua ne makinerine e demontimit. Vitin e kaluar po ne kete vend nje grua humbi jeten dhe nje tjeter punetor mbeti i plagosur si pasoje e shperthimit te nje diagoreje. Reagimet qene te menjehershme si nga ish-punonjesit e larguar nga puna, ashtu edhe nga politika, ku edhe si me pare u deklarua se shkak per incidentin ishte largimi i eksperteve nga kombinati dhe futja ne pune e personave pa pervoje.


Ngjarja ndodhi dje rreth ores 09 00 te mengjesit prane Kombinatit Mekanik, kur u dha alarmi se punetorja Miranda Dehari, 34 vjec, e repartit te fonderise, ishte aksidentuar rende ne krah. Ajo po punonte per cmontimin e municioneve kur mjeti i kapi fillimisht veshjen e me pas e demtoi rende. I menjehershem ishte reagimi i punetoreve te tjere, te cilet i dhane ndihmen e pare 34-vjecares duke e transportuar drejt Spitalit Rajonal ne qytetin e Beratit.


Burime prane Repartit te Kirurgjis thane se gruaja mberriti me dy fraktura dhe demtime ne krahun e majte dhe iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekut ortoped, demtimi vuri ne rrezik humbjen e gjymtyres se gruas dhe vetem nderhyrja ne kohe beri qe gjendja e saj te stabilizohej.


Ne Kombinatin Mekanik te Policanit mberriten eksperte te policise se Qarkut te Beratit, te cilet nisen hetimet e para per te mesuar mbi shkaqet e ketij aksidenti. Drejtori i kombinatit Lulzim Gojka tha se ngjarja konsiderohet si aksidentale, nga nje gabim njerezor i vete punonjeses. Ai pranoi edhe faktin se 34-vjecarja, nene e dy femijeve, ishte punonjese relativisht e re, cka hedh dhe dyshimet per mosspecializimin e saj per punen qe kryente ne kombinat.


Ismaili Jane hequr ekspertet
Ky aksident i ndodhur coi ne reagimin e ish-specialisteve te Kombinatit te Policanit, pjesa me e madhe e te cileve jane larguar nga puna dhe jane zevendesuar me punonjes te paspecializuar. Nje prej ish-punetoreve te uzines, Shkelqim Ismaili, tha dje se vitet e fundit drejtues partiak te punesuar prane ketij kombinati ndermoren sulme kunder specialisteve duke i zevendesuar ata me punetore te paspecializuar. Prej vitesh ne kombinatin e Policanit punohet shume keq, merren njerez te pakualifikuar, vetem per vota, pasi dhe drejtuesit jane njerez partiak. Prej vitesh hiqen nga puna njerezit e specializuar dhe te gjitha keto behen shkak per aksidente, sic ndodhi me rastin e sotem, thote ish-specialisti Ismaili, i cili preferoi te largohet nga puna dhjeteravjecare ne kete kombinat.

Ylli Ngjarja, e paralajmeruar
Pas ngjarjes ku u plagos Miranda Dehari, reagoi edhe deputeti i majte i ketij qarku, Fidel Ylli, i cili mberriti ne Polican dhe tha se ky ishte nje aksident i paralajmeruar. Ky eshte nje aksident i paralajmeruar nga ana ime, eshte nje aksident i paralajmeruar ne parlament, prane ministrit te Mbrojtjes, te Mjedisit, kryeministrit, te cileve iu kam kerkuar qe te vene dore mbi punesimet e paligjshme qe behen ne kombinat. Per kete arsye vdiq nje punetore nje vit e gjysme me pare dhe sot nje punonjese e paspecializuar u plagos, pasi ishte e paspecializuar per punen qe kryente, pasi vetem disa jave me pare kishte filluar pune, u shpreh deputeti Ylli.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit