Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Largimi i Tavos, debat Fino-Ruci

Publikuar me : 04.11.2010 Ne : Politike - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Zbardhen debatet brenda grupit Socialist me dyer te mbyllura. Ja cfare u diskutua per ceshtjen Tavo dhe dekretet e Presidentit


Grupi i PS-se LSI eshte pyetur dhe mazhoranca ngaqe ska sigurine per numrat, po ben pazare


TIRANE - Largimi i deputetit te Gjirokastres nga Partia Socialiste, ka sjelle debate ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist. Burime nga selia roze bejne te ditur se ka qene fillimisht deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili ka shprehur shqetesimin se si iken nje deputet dhe kjo nuk analizohet ne strukturat e Partise Socialiste.


Eshte mire qe heren qe ndodhi largimi i nje deputeti, ta analizonim ne grup. Kur ndodhin gjera te tilla te behet nje analize. Çdo gje qe mund te ndodhe, por nuk duhet me i pa keto deputete kur i ikin dhe kur vijne. Keto jane votat e socialisteve. U bej thirrje te gjithe kolegeve te mi qe te kene parasysh qe mandati qe kane eshte mandati i Partise Socialiste, nuk eshte mandati i tyre, - mesohet te jete shprehur Bashkim Fino.


Nga ana tjeter, kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, ka sqaruar negociatat qe jane zhvilluar me deputetin e Gjirokastres. Ai ka bere te ditur se ishte i angazhuar personalisht, se bashku me Edi Ramen dhe Blendi Klosin. Pas cdo angazhimi qe kemi bere, Vangjeli prape ka nxjerre nje kerkese te re, gje qe e ka bere dhe jo aq koherent kerkesat e tij. Ne fillim, ai pati disa kerkesa, pastaj shtoi disa te tjera.


Ne nuk mund tia plotesonim te gjitha. Jane interesat e tij qe iku, nuk mund ti behet presion. Ne fund te fundit ka demokraci. Eshte e drejte e tij qe te ike, - mesohet te jete shprehur kreu i grupit te PS-se.


Ne mbledhjen me dyer te mbyllura, nje fokus te vecante ka pasur dhe debat mbi ceshtjen e miratimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese te propozuar nga Presidenti Topi. Qe ne fillim te mbledhjes, Ruci ka sqaruar se ne konferencen e kryetareve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kryetari e grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, benin sikur nuk e dinin, nese do te kete votim per dekretet apo jo.


Madje, arriti deri aty qe kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, tha se i ka derguar nje leter zonjes Topalli me kete ceshtje dhe Topalli tha se nuk kishte marre asnje leter. Kjo eshte qesharake. Per kete arsye ne nuk pranuam te diskutonim fare kalendarin dhe programin, - mesohet te jete shprehur Ruci brenda mbledhjes.


Ne lidhje me kete ceshtje ka pasur edhe nje diskutim nga anetaret e Komisionit te Ligjeve, ku ka folur Shegush Ligori, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Isaraj dhe Vasilika Hysi. Zonja Ligori eshte shprehur kunder votimit per gjyqtaret, pasi PS nuk ka votuar as per Gjykaten Administrative. Por, deputeti Tahiri eshte shprehur pro votimit per gjyqtaret.


Duhet te votojme per gjyqtaret. Pjesemarrja ne votim per dekretet me Presidentin nuk eshte qendrimi politik i njejte me nismat e qeverise. Ne kemi thene qe nuk votojme nismat e qeverise, nismat e Presidentit jane tjeter gje, - mesohet te jete shprehur ai. Pas diskutimeve, grupi parlamentar Socialist ra dakord qe te merrte pjese ne votimin per anetaret e Gjykates Kushtetuese.


Debati ne mbledhjen me dyer te mbyllura


Gramoz Ruci Ne konferencen e kryetareve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kryetari e grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, benin sikur nuk e dinin, nese do te kete neser (sot) votim per dekretet apo jo. Madje arriti deri aty qe kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi tha se i ka derguar nje leter zonjes Topalli me kete ceshtje dhe Topalli tha se nuk kishte marre asnje leter. Kjo eshte qesharake. Per kete arsye ne nuk pranuam te diskutonim fare kalendarin dhe programin.


Shegush Ligori Ne nuk votuam ligjin me te mire per Gjykaten Administrative pse duhet te votojme per anetaret e Gjykates Kushtetuese.


Saimir Tahiri Duhet te votojme per gjyqtaret. Pjesemarrja ne votim per dekretet me Presidentin nuk eshte qendrimi politik i njejte me nismat e qeverise. Ne kemi thene qe nuk votojme nismat e qeverise, nismat e Presidentit jane tjeter gje. Heren e kaluar kur ne nuk ishim prezent, LSI e perdori politikisht per interes te saj. Ne skemi pse i japim te tjereve qe veprimet tona te behen kryevepra te atyre.


Damian Gjiknuri Nuk na vjen mire ti marrim vesh gjerat ne seance. Nuk na vjen mire kur ndodhemi perpara surprizave. Ne ti qendrojme atyre vendimeve ne grup dhe jo te shkojme ne seance dhe te ndryshojme vendim.


Vasilika Hysi Eshte bere nje relacion nga komisioni i Çeshtjeve Ligjore per kandidatet, per nje qe ploteson kriteret, sipas tyre, dhe per tre qe splotesojne kritere. Arsyeja qe ka nxjerre mazhoranca per ti rrezuar jane krejt skandaloze. Ndryshe nga hera e pare qe i quajten kritere politike. Kesaj here, jane shume skandaloze. Per kete arsye duan te thellojne krizen me Presidentin.


Arben Isaraj Ndryshe vendosim, ndryhet behet. Vendosem per tavolinen zgjedhore qe nuk do te shkohet dhe shkuam. Vendosem per piramiden qe se njohim si vendim dhe shkuam ne tavoline.
Ilir Gjoni Marreveshja me Serbine eshte nje marreveshje kuader, por ne kemi kerkuar informacione shtese dhe nuk na kane ardhur.


Duhet te marrim mendimin e eksperteve se a jane firmosur marreveshje te tilla me vendet e rajonit. Duhet te themi ne Kuvend se eshte mire te kete marreveshje asocimi per shkembim informacionesh edhe me vendet e rajonit.


Bashkimin Fino Ka ikur nje deputet nga grupi parlamentar Socialist, eshte i dyti qe iken pas Shpetim Idrizit. Eshte mire qe heren qe ndodhi largimi i nje deputeti, ta analizonim ne grup. Kur ndodhin gjera te tilla te behet nje analize.


Çdo gje qe mund te ndodhe, por nuk duhet me i pa keto deputete kur ikin dhe kur vijne. Keto jane votat e socialisteve. U bej thirrje te gjithe kolegeve te mi qe te kene parasysh qe mandati qe kane eshte mandati i Partise Socialiste, nuk eshte mandati i tyre. Po ashtu, duhet te mblidhet Kryesia.


Duhet te mblidhet dhe te pasurohet ne kuptimin moral. Pse nuk ndryshon Kryesia, pse nuk mblidhet Asambleja? Duhet te bejme lufte politike. Ka njerez qe flasin ne televizor dhe flasin si sekretar dhe nuk vijne ne pune.


Gramoz Ruci Ka pasur perpjekje per ti ulur njerezit ne tavoline, qofte te tre deputetet e qarkut, qofte per procesin zgjedhor te zgjedhjeve ne parti ne rrethin e Gjirokastres. Ka pasur nje angazhim nga une personalisht, kryetari Rama dhe Klosi si sekretar Organizativ.


Pas cdo angazhimi qe kemi bere, Vangjeli prape ka nxjerre nje kerkese te re, gje qe i ka bere dhe jo aq koherent kerkesat e tij. Ne fillim ai pati disa kerkesa, pastaj shtoi disa te tjera. Ne nuk mund tia plotesonim te gjitha. Jane interesat e tij qe iku, nuk mund ti behet presion. Ne fund te fundit ka demokraci. Eshte e drejte e tij qe te iki.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit