Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Legalizimet, 127 pronaret qe kompensohen

Publikuar me : 28.12.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Procesi i legalizimit cilesohet thuajse i perfunduar ne zonat urbane, nderkohe qe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka nxjerre listen e dyte te pronareve qe u kompensohet prona e zene nga ndertimet pa leje.


Jane 127 kerkesa te miratuara tashme nga AKKP, te cilet do te perfitojne kestin e pare te kompensimit ne masen prej 21.9 per qind te shumes se miratuar ne mbledhje qeverie. Lista e publikuar eshte e dyta per kete vit. Ne total, fondi qe do te perdoret per kompensimin e pronareve qe iu eshte zene toka vertitet ne rreth 321 milione leke.


Parate per secilin pronar qe gjen emrin ne liste do ti hidhen ne numrin e llogarise bankare qe ata kane dorezuar ne momentin e aplikimit duke filluar nga dita e sotme. Ne perfundim te ketij procesi, jane miratuar 127 kerkesa per terheqjen e kompensimit/shpronesimit ne te gjithe vendin. Nga ky proces perfitojne nje numer prej rreth 400 pronaresh/bashkepronaresh, ne shumen e pergjithshme prej 320 888 223 leke.


Vlerat perkatese per secilin perfitues do te jene te disponueshme ne llogarite bankare te depozituara ne AKKP, duke filluar nga data 28 dhjetor 2010, - citon kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Çefa.


Vendimi per krijimin e fondit special te kompensimit te pronareve eshte marre ne qershor te vitit 2009. Parate per krijimin e ketij fondi mblidhen prej tarifave te legalizimit qe paguhen nga ata qe kane legalizuar ndertesen e tyre dhe shperndahen ndaj atyre pronareve, per te cilet kompensimi fizik eshte i pamundur.


Pavaresisht shumes qe mblidhet gjate procesit, fondi shperndahet me keste per te gjithe ata qe jane perfitues sipas shumave te percaktuara me pare nga qeveria. Nese verehet se ne fund te vitit, ne llogari kane mbetur ende para te pashfrytezuara, ato nuk digjen por kalojne per perdorim gjate vitit te ardhshem.


Ne lidhje me kete proces, fillimisht AKKP shpall pranimin e aplikimeve per kompensim nga pronaret brenda nje afati prej 30 ditesh. Me pas, kerkesa shqyrtohet nga nje grup i posacem brenda ketij institucioni.


Pas verifikimeve qe behen ne zyrat e kadastrave si dhe ne institucione te tjera, kreu i AKKP-se shpall listen zyrtare te perfituesve. Ne cdo rast, aplikuesit duhet te kene nje llogari bankare ne nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend, ne te cilen do ti hidhet shuma e perfituar.


Shikoni dokumentin ne pdf
'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit