TIRANE- Rrahman Selmanllari, i njohur si miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha, u mor dje ne pyetje per rreth tre ore ne prokurori. Ai hodhi poshte akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi lidhur me arsyen e dhenies se 20perqind te aksioneve te firmes Vizion Construction shtetasit Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si Tan Lepuri apo miku i kryebashkiakut te Tiranes. Selmanllari eshte shfaqur ne hyrje te prokurorise se kryeqytetit rreth ores 12 30 i shoqeruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Perpara prokuroreve Valentin Preci dhe Ardian Braho, ai eshte marre ne pyetje per rreth tre ore me cilesine e personit qe ka dijeni per ceshtjen (deklaruesit). Mesohet se Selmanllari eshte treguar i gatshem dhe ka dhene shpjegime te hollesishme per njohjen e tij me bashkepronarin e firmes Vizion Construction Arian Tartari apo bashkejetuesin e deputetes Vokshi, kohen e hapjes se shoqerise Vizion Construction dhe kontraten e nenshkruar me kater biznesmenet e tjere. Sipas Selmanllarit, mes tyre ka ekzistuar nje kontrate ndertuesish per ceshtje biznesi dhe asgje me shume. Selmanllari u thirr dje ne prokurori per faktin se ai se bashku me shtetasin Arian Tartari kane hapur nje shoqeri me emrin Vizion Construction dhe jane ortake me nga 50 perqind te aksioneve. Kjo shoqeri ne korrik te vitit 2008 ka nenshkruar nje kontrate bashkepunimi me kater ndertues te tjere per ndertimin e nje kompleksi banimesh dhe sherbimesh te Liqeni Artificial. Per kete projekt deputetja Vokshi ka deklaruar se bashkejetuesi i saj Tartari eshte detyruar te perfshije ne biznes shtetasin Dritan Avllaj si kusht te vendosur nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama.
Deshmia
Me Arian Tartarin kam njohje te vjetra ne rrethana te ndryshme. Se bashku ne vitin 2007 kemi hapur nje shoqeri ndertimi qe e kemi emertuar Vizion Construction sh.p.k., ku administrator eshte Tartari. Ne kete kompani jemi vetem ne te dy ortake me nga 50 perqind te aksioneve. Ne korrik te 2008-s jane afruar disa pronare te familjes Sharra, te cilet perfaqesoheshin nga disa ndertues me te cilet kemi rene dakord per ndertimin e nje kompleksi banimi dhe sherbimesh ne zonen e ish-kompleksit Dinamo ne afersi te Liqenit Artificial. Ne kete prone qe kishte mbi 17 mije metra katrore toke, vendosem te bashkohemi me kater investitore te ndryshem, me te cilet i ndame punet dhe mbi bazen e punes, edhe aksionet ne ndertim. Keshtu, firma Vizion Construction ku une e Tartari jemi aksionere, mori 55 perqind te aksioneve, shtetasi Fatos Skeja per punen qe do te kryente do te merrte 9 perqind te aksioneve, shtetasi Kujtim Hasa dhe shqiptaro-maqedonasi Ylber Cami nga 8 perqind te aksioneve dhe shtetasi Dritan Avllaj do te merrte 20 perqind per shkak te punes qe do te kryente ne zbatim te ketij projekti. Me kete te fundit kishim thjesht nje kontrate ndertimi mes investitoresh per pune te ndryshme qe do te kryente secili. Nuk kemi pasur asnje lloj presioni apo detyrimi per ta firmosur kontraten me kete ndertues, tha nder te tjera Selmanllari ne prokurori.
Avokati
Pas mbarimit te pyetjes ne prokurori te Selmanllarit, ky i fundit nuk pranoi te prononcohet per mediat. Ndersa avokati mbrojtes Genc Gjokutaj, ne fjalen e tij u shpreh se klienti qe perfaqeson eshte i gatshem te paraqitet ne prokurori sa here te jete nevoja. Sot (dje) klienti im Rrahman Selmanllari u pyet ne lidhje me shoqerine ndertuese Vizion Construction duke dhene versionin e tij per ceshtjen. Pyetja e tij u krye me cilesine e deklaruesit dhe ai eshte i gatshem te paraqitet sa here te jete nevoja pasi nuk i shmanget drejtesise ne asnje forme, tha Gjokutaj.
Deshmon Tan Lepuri, Tartari ndodhet jashte shtetit
Ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne prokurori eshte pyetur edhe shtetasi Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Sipas burimeve nga njesia e Task-Forces, e cila po heton ceshtjen, shtetasi Avllaj ka filluar deshmine ne ora 19 00 te darkes dhe ka vazhduar deri rreth ores 21 00 duke dhene shpjegime para prokurorit Ardian Braho. Mesohet se Avllaj ka shpjeguar se menyren e bashkimit me kater aksioneret e tjere dhe bashkejetuesin e deputetes se PD-se, Albana Vokshi. Nderkaq, para pyetjes se Avllajt ne prokurori eshte paraqitur dhe pyetur edhe shtetasi Kujtim Hasa qe, sipas kontrates se bashkepunimit mes gjashte biznesmeneve, kishte 8 perqind te aksioneve te shoqerise ndertuese Vizion Construction dhe nga firmetaret ishte caktuar administrator i kesaj shoqerie. Ky i fundit mesohet se ka shpjeguar se kontrata e firmosur mes tyre kishte mbetur vetem ne leter per shkak se ishte prishur marreveshja mes paleve. Nderkohe, gjate paradites se djeshme pritej te paraqitej edhe shtetasi Arian Tartari, por meqe ndodhej jashte Shqiperise, eshte lene qe te paraqitet diten e merkure. Nderkaq, paraditen e sotme pritet te pyeten shtetasit Fatos Skeja dhe Ylber Cami, edhe keta aksionere ne kontraten e denoncuar nga deputetja e PD-se.
_____________
Vetem pak dite me pare, njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit, per te zbardhur akuzat politike te deputetes se Partise Demokratike znj.Albana Vokshi ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes z.Edi Rama, beri gati nje flete-thirrje edhe per Rrahman Selmanllarin, i njohur si miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha dhe i perfolur si i perfshire ne tragjedine e Gerdecit, qe ndodhi dy vite me pare. Thirrja e Selmanllarit, kishte qellim zbardhjen e disa fakteve pasi emri i tij figuron ne Qendren Kombetare te Regjistrimit si bashkepronar i shoqerise Vision Construction se bashku me z.Arian Tartari.
Ky i fundit, eshte akuzuar nga bashkejetuesja deputetja Vokshi se eshte detyruar te perfshije ne biznesin e ndertimit me 20 perqind te aksioneve, Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri vetem per faktin se ky i fundit ka njohje me kreun e Bashkise dhe mund te marre lejen e ndertimit per kompleksin e godinave te banimit dhe sherbimit qe ishte projektuar te ndertohet tek Liqeni Artificial. Ky ndertim, sipas kontrates se firmosur nga Arian Tartari, Dritan Avllaj, Ylber Cami, Fatos Skeja dhe Kujtim Hasa, do te ndertohej ne pronen truall te familjes Sharra. Ndertimi perfshinte nje siperfaqe prej 17 mije e 640 metra katrore. Ne dokumentet e sekuestruara nga Prokuroria ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR) rezulton se shoqeria Vision Construction eshte themeluar ne vitin 2007 dhe eshte hapur si biznes ndertimi nga dy ortaket e vetem ne ate kohe, Rrahman Selmanllari dhe z.Arian Tartari.
Ky i fundit, me 5 korrik 2008, ka firmosur para noteres Luljeta Kongoli kontraten e bashkepunimit me kater ndertues te tjere, mes te cileve edhe Dritan Avllajn, -thuhet nga prokuroria. Avllaj eshte, akuzuar nga Partia Demokratike si sekser i kreut te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Kjo kontrate eshte firmosur ne emer te shoqerise Vision Construction nga administratori Tartari dhe ne te rezulton se edhe Selmanllari eshte aksioner. Sipas akuzes, per te provuar dhe sqaruar poziten e Selmanllarit ne kete shoqeri dhe kontratat e firmosur me pas, prokuroria do te therrase kete te fundit per te dhene shpjegime.
Emri i Selmanllarit te Gerdeci si perfaqesues i SAC
Emri i biznesmenit Rrahman Selmanllarit doli ne skene pas zgjedhjeve te vitit 2005, fillimisht pas tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe mbi 300 u gjymtuan. Ne kete fabrike, emri i Selmanllarit figuronte si perfaqesues i kompanise SAC qe kishte per detyre demontimin e municioneve ne kete ish-repart te transformuar ne fabrike demontimi te municioneve dhe predhave. Me pas, emri i tij u lakua pas arrestimit te shoferit te Ambasades shqiptare ne Rome, i cili rezultoi se ishte i afermi i Selmanllarit. Po ashtu Selmanllari, u akuzua edhe nga banoret e Orikumit per tjetersim te pronave te tyre, akuza keto qe i kundershtuan pronaret e vertete te ketyre pronave. Qe nga ajo dite, emri i Selmanllarit ishte harruar deri ne mesin e muajt gusht kur deputeti i Partise Socialiste, Eduart Shalsi, akuzoi publikisht mikun e djalit te kryministrit Sali Berisha, z.Rrahman Selmanllari si te perfshire ne afera korrupsioni te perfitimit te koncesioneve nga qeveria.
_________
Tartari-Avllaj, perballe ne prokurori. Shpjegime akuzes 100 miln euro
TIRANE- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit, gjate kesaj jave do te vendose perballe njeri-tjetrit bashkejetuesin e Albana Vokshit, Arian Tartarin dhe te akuzuarin prej kesaj te fundit per korrupsion, Dritan Avllaj. Administratori dhe aksioneri me i madh te kompanise Trevi grup dhe i shoqerise ndertuese Vision Construction, Arian Tartari, eshte akuzuar nga gruaja me te cilen bashkejeton dhe ka femije se ka dhene ryshfet per nje leje ndertimi.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes, te cilet saktesuan se fletethirrjet ne adrese te ketyre dy biznesmeneve tashme jane derguar dhe pritet qe ata te paraqiten gjate dites se enjte ose te premte te kesaj jave. Gjithashtu, keto burime konfirmuan se prokuroria i ka derguar flete-thirrje edhe kater aksionareve te tjere te kompanise Trevi grup, shtetasve Dritan Avllaj qe zoteron 20 perqind te aksioneve, shtetasin Fatos Skeja qe ka 9 perqind te aksioneve dhe Kujtim Hasa e shqiptaro-maqedonasin Ylber Cami qe zoterojne nga 8 perqind te aksioneve.
I kemi derguar flete-thirrjet per tu paraqitur ne prokurori te gjithe aksionereve te kompanise Trevi grup dhe Vision Construction, te cilet kane projektuar ndertime te larta ne zonen e Liqenit Artificial. Gjithashtu, pas marrjes ne pyetje te Arian Tartarit, Dritan Havllaj, Ylber Camit, Fatos Skeja dhe Kujtim Hasa, do te behet ballafaqimi dhe krahasimi i deshmive te tyre. Nderkohe, mes bashkejetuesit te deputetes Vokshi, z.Tartari dhe te akuzuarit te deputetes Avllaj pritet te behet edhe ballafaqimi fizik, nese nuk ka perputhje ne deklarimet e tyre qe do te bejne ne prokurori ne lidhje me akuzat e deputetes Vokshi,- thane burimet e prokurorise. Sipas tyre, nese te dy keta biznesmene mohojne faktin se perfshirja e Avllajt si aksioner ne kete ndertim eshte bere per te fituar lejen e ndertimit nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, do te cilesohen deklarata e deputetes Vokshi si shpifje.
Nese provohet ajo cfare ka denoncuar deputetja Vokshi, prokuroria pritet te ngreje akuze ndaj bashkejetuesit te deputetes z.Tartari per korrupsion aktive dhe ndaj Avllajt per ushtrim ndikimi ndaj perfaqesuesve te zgjedhur.
Nderkohe, burimet nga prokuroria nuk konfirmuan faktin se edhe ne adrese te shtetasit Rrahman Selmanllari i njohur si Rafi apo miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha, eshte derguar flete-thirrja, pasi rezulton te jete pronar me 50 perqind te aksioneve ne kompanine ndertuese Vision Construction e cila ka marre pjese se bashku me kompanine Trevi gruop ne projektimin e ndertimit te kompleksit ne vendin e njohur si parku i lodrave te Liqeni Artificial.
HETIMI
Sekuestrohet kontrata mes Tartarit dhe Avllajt
TIRANE- Prokuroria e rrethit Tirane ka sekuestruar dje kontratat e firmosura mes Arian Tartarit dhe Dritan Avllajt per te ndertuar mbi nje terren ne periferi te Tiranes. Kontratat jane firmosur perpara noteres Liliana K dhe per kete arsye edhe kjo do te merret ne pyetje nga prokuroria. Burimet e grupit hetimor sqaruan se praktikat dhe shkresat e ardhura nga Ministria e Energjetikes per koncesionet jane te rregullta dhe te bazuara ne ligje, cka hedh poshte pretendimet per procedura te pa rregullta te percaktimit te fituesit te ketyre koncesioneve. Me ardhjen e ketyre shkresave dhe konstatimin e procedurave te rregullta, pritet qe prokuroria te zbardhe vetem ndikimet qe mund te kene pasur ish-keshilltarja ekonomike tashme deputetja Albana Vokshi ne perfitimin e koncesioneve nga bashkejetuesi i saj. Si dhe ndikimi qe mund te kete pasur e motra e deputetes znj.Mimoza Vokshi ne percaktimin e firmave fituese te ketyre koncesioneve.