Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Leksioni "Pacolli" per Kosoven dhe Shqiperine

Publikuar me : 01.04.2011 Ne : Politike - 120 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves per zgjedhjen e presidentit Pacolli, se bashku me vendimin tjeter te disa muajve me pare, ne kompleks, jane ngjarje me shume rendesi per Kosoven, popullin, institucionet kryesore te saj, qeverine, partite politike apo grupet parlamentare.


Keto jane ngjarje te jashtezakonshme, sepse te deklarohen antikushtetues mandate presidentesh, apo procedurat e zgjedhjes se nje presidenti, pra te mbahen keto qendrime, jane tregues shume te rendesishem, se pari te kurajes profesionale dhe morale te Gjykates Kushtetuese qe ka marre keto vendime per pavaresine e saj dhe per te dale mbi nivelin e faktoreve politike e shteterore.


Jane te rendesishme dhe te jashtezakonshme, sepse keto ngjarje tronditen jo vetem Kosoven, por edhe Shqiperine. Jane tronditese, sepse eshte nje problematike shume delikate, shume e pergjegjshme, lidhur me fatin e personaliteteve qe jane te paret ne vendin e tyre. Ne kete drejtim, une mendoj se kosovaret dhe vecanerisht faktoret kryesore duhet ta vleresonin shume me teper zgjedhjen e presidentit te Kosoves.


Ata duhet te merrnin masa serioze, duhet te siguroheshin 100 per qind, jo vetem vete deputetet dhe zyrtaret e larte, se po zhvillonin nje proces te drejte dhe transparent, por duhej qe, nepermjet ketij procesi, te bindnin votuesit dhe te gjithe popullin e Kosoves, se po vepronin konform Kushtetutes. Mesa duket, te gjitha dyshimet qe u shfaqen ato dite kane te bejne me gabimin e vene re edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves.


Eshte per te ardhur keq qe keto dite eshte bere loja per tia lene fajin njeri-tjetrit, ose qofte edhe presidentit. Z. Pacolli, president i zgjedhur ne menyre antikushtetuese, eshte viktime e pamaturise politike dhe profesionale te kosovareve. Viktime, sepse ai nuk ka bere ndonje shkelje kushtetute me dashje. Pacolli u rekomandua, u sigurua se cdo gje do te shkonte normalisht dhe reagimi i tij se kishte respektuar Kushtetuten mu duk shume i sinqerte dhe i drejte.


Per mua pergjegjesine me te madhe e ka mazhoranca parlamentare qe e propozoi, e cila duhet te kishte bere nje pune me te paster, me te filtruar. Pergjegjesi kane deputetet nismetare te kandidatures se Pacollit, qe kane pergjegjesine e tyre, jo vetem kur arrihet suksesi, por edhe kur deshton ky proces, sic ndodhi ne rastin konkret. Kane pergjegjesi grupet parlamentare, vecanerisht Kryesia e Kuvendit te Kosoves.


Nuk mund te pajtohem me mendimin se Kryetari i Kryesise se Kuvendit e gjeti rendin e dites te gatshem dhe duhet te zbatonte ate cka i kishin servirur specialistet e stafit apo te tjere. Pergjegjesia e Kryetarit te Kuvendit eshte e vecante. Ai eshte vertet nje deputet qe moderon veprimet e parlamentit, por dhe pergjigjet ne emer dhe per llogari te parlamentit kur nuk ngre zerin, kur nuk kundershton per nje shkelje apo tjeter.


Te gjithe keta faktore aktualisht ne Kosove, duhet te gjejne kurajen per ti kerkuar te falur popullit te Kosoves, sepse kane zhvilluar nje proces per zgjedhjen e presidentit te tyre ne kundershtim me Kushtetuten. Kete kuraje, ata duhet ta kene. Ne rast te kundert, nuk jane transparente dhe nuk jane te cilter me popullin e tyre.


Kjo eshte nje pergjegjesi sa politike dhe juridike. Ata nuk duhet te kene frike per ti thene popullit troc se gabuan, sepse skane te drejte te kontestojne vendimin e Gjykates. Ata duhet te gjejne kurajen ti kerkojne falje popullit, sepse ky proces ben mu. Me kete proces, Kosova u ekspozua para botes per here te dyte brenda disa muajve, me nje ndodhi qe nuk besoj se ka ndodhur ne ndonje vend, ku Gjykata Kushtetuese te shprehet per dy presidente, njeri per papajtueshmeri mandatesh, si ne rastin e Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit qe u zgjodh duke shkelur Kushtetuten, me revan dhe duke shperfillur ligjin.


Gabimet e radhes se fundit, te zgjedhjes se presidentit Pacolli jane shume te qarta. Neni 86, pika 4 e Kushtetutes e ben te qarte kete problem kur thote Zgjedhja e presidentit behet me dy te tretat e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit. Kjo ska nevoje as per tu komentuar gjere e gjate, as per tu interpretuar ne nje menyre ose tjeter. Kjo dispozite eshte shume e sakte, e qarte, se per zgjedhjen e presidentit, domosdo, duhet te jene te pranishem dhe te marrin pjese ne proces dy te tretat e te gjithe deputeteve qe ka Kuvendi i Kosoves.


Si mund ta pranoj une se u gabua pa dashje, kur ne ate proces, sic thote vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk kane qene te pranishem numri i deputeteve te domosdoshem? Po pika 5 e nenit 86 thote nese asnjeri kandidat nuk merr shumicen prej dy te tretave ne dy votimet e para organizohet votimi i trete ne mes te dy kandidateve, te cilet kane marre numrin me te larte te votave ne votimin e dyte dhe kandidati qe merr shumicen e votave te te gjithe deputeteve zgjidhet president i Kosoves.


Si mund te pranohet qe ne Kosove, kur edhe me pare eshte shkuar me kandidate alternative ne zgjedhje, kete radhe shkohej pa nje kandidat te dyte, pak rendesi ka se kush mund te ishte ky?
Me cfare logjike u pranua qe te procedohej ne kete menyre kur edhe vete Kosova zgjedhjet e para i beri ndryshe, kur ne te gjitha kushtetutat e botes thuhet se duhet te kete nje kandidat te dyte? Edhe ne vitet e para te pluralizmit ne Shqiperi, kur u zgjodh presidenti, edhe pse nuk kishte pervoje dhe kushtetute, u vendos qe zgjedhja e presidentit te behet me kandidature alternative dhe u vendos qe kandidature e dyte te ishte, bie fjala, z. Namik Dokle.


Pra, keto jane disa gabime te renda dhe qe deshmoje per mungese pergjegjesie per permbushjen e kesaj detyre. Prandaj, specialistet e se Drejtes, konstitucionalistet ne Kosove, qe jane specialiste te mire, duhet ta ngrene fort zerin e tyre ne raste te ketij lloji. Jo per te denigruar njeri-tjetrin, apo ndonje force politike, por per te pasur te drejten morale per te thene E thame fjalen tone dhe se politika nuk na degjoi per kete problem.


Nga ana tjeter, sulmet ndaj Gjykates Kushtetuese, si ne Shqiperi, si ne Kosove apo gjetke, deshmojne per mungese pjekurie politike dhe mencurie. Sulmet ndaj Gjykates Kushtetuese tregojne per mungese formimi, sepse sido qe te jete, thuhet, apo te diskutohet, te gjithe e dime se vendimet e Gjykates Kushtetuese kane karakter te detyrueshem per te gjithe, prandaj nuk duhet te merren kurre me sulme te tilla, por eshte koha per te nxjerre mesime.


Po te kishin nxjerre mesime, Kosova dhe politikanet e Kosoves nga vendimi i pare, per ish-presidentin Sejdiu, qe natyrisht nuk eshte mo ta mo, por ka afersi me ngjarjen Pacolli, nuk do te lejohej qe te behej ky gabim. Ne qofte se vellezerit tane ne Kosove dhe deputetet atje, nuk do te nxjerrin mesime edhe nga kjo, ata do te bejne prape gabime ne te ardhmen, me nje minister, me nje deputet, drejtues institucioni etj., etj., qe zgjidhen konform procedurave parlamentare. Ndaj eshte koha per te reflektuar, por nuk eshte koha per te kritikuar gjykaten.


Mesazhi pas ketyre ngjarjeve eshte qe politika ne Kosove te ule koken, te shtrohet ne pune dhe ti kerkoje ndjese popullit te Kosoves. Politika dhe politikanet ne Shqiperi te lene menjane mangesite qe i kane me thase. Partite te bejne punet e tyre dhe ne menyre te domosdoshme ti therrasin mendjes per te krijuar nje klime mirekuptimi dhe bashkepunimi, pasi po behen dy vite qe politika shqiptare prodhon vetem kriza.


Nuk ka dhene pothuajse asgje, nuk ka kryer funksionet e veta, sepse nuk i kryen dot, sic eshte rasti per ligje qe kane nevoje per shumica te caktuara, per emerime ne institucionet kushtetuese dhe per shume gjera te tjera. Prandaj me kete mentalitet, me kete ndjenje dhe fryme konflikti nuk mund te ecet as ne Shqiperi.


Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi shpresoj dhe besoj se shume shpejt do ti jape pergjigje kerkeses qe eshte bere per interpretimin e Kushtetutes, jam i bindur se nuk ka vend per te bere rotacion, por dyshoj se ky proces ishte hartuar me intrige qe te shtyhej keshtu edhe per nje periudhe njevjecare, pasi mazhoranca parlamentare tani duket me e qete dhe me komode sipas pikepamjeve te saj, me kete perberje te Gjykates Kushtetuese.


*Ish-kryetar i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit