Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Leskaj zgjidhet me 70 vota ne krye te KLSH-se

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Politike - 44 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bujar Leskaj do të jetë për shtatë vitet e ardhshme kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai është zgjedhur dje në Parlament në një seancë ku ka pasur rrjedhje votash nga të dy kampet politike. Tre deputetë të Partisë Demokratike konkretisht Ilir Rusmali, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha nuk pranuan të votojnë kandidaturën e Leskajt ndërsa Berisha dhe Idrizi nga mazhoranca nuk ishin të pranishëm në Kuvend. Nga kampi tjetër, Vangjel Dule ka dhënë votën pro kandidaturës së Leskajt. Nga 134 deputetë të pranishëm në sallë, Leskaj ka marrë 70 vota pro. Kreu i porsazgjedhur i KLSH-së, Leskaj njihet si një nga miqtë e presidentit Bamir Topi.

Ditën e hënë, në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Berisha i kërkoi deputetëve të djathtë që të japin pëlqimin e tyre për kandidaturën e ish-deputetit të kësaj force Bujar Leskaj. Në radhët e Partisë Demokratike ka pasur gjatë kësaj periudhe një lobim të fortë të deputetëve të njohur si miq të presidentit Topi si Dashnor Sula apo deputeti i Vlorës, Kreshnik Çipi. Kandidatura e Leskajt ishte një provë e fortë për mazhorancën pasi Berisha nuk mundi të bindte të gjithë deputetët të dekretit të tij.

Edhe opozita tregoi se nuk është shumë kompakte. Deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule votoi pro kandidaturës së Leskaj. Deputetët e Partisë Socialiste votuan në grup kundër dekretit të kreut të shtetit Bamir Topi për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Katër prej deputetëve të PS-së, Pandeli Majko, Rudina Seseri, Andis Harasani, dhe Kastriot Islami nuk ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

Posti i kryetarit të Kontrollit të Lartë të shtetit ka qenë kërkuar me forcë nga socialistët pasi do tu mundësonte kontrollin e shpenzimeve të gjithë institucioneve të qeverisë. Presidenti Bamir Topi dekretoi kandidaturën e Bujar Leskaj më 17 nëntor. Ky i fundit do të jetë në krye të këtij institucioni për një mandate shtatë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandate të dytë. Sipas ligjit “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, objektivi i këtij institucioni është veprimtaria kontrolluese, i cili ka në themel veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridike.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit