Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 51 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Arben Duka
Vargje nga Arben Duka
Të drejtohem zoti Gjika,
se je kryetar bashkie,
për nja dy plane të liga,
dua të të bëj me dije!
Ti je krye prej vërteti,
jo si njëri në Tiranë,
gjithë çka Vlora buzë deti,
ndënë “hyqmen” tënde janë!
Që të mos i bje’vërdallë,
o i pari i Bashkisë,
ngrihet te sheshi në ballë,
Monument i Pavarësisë!
Jo kujtdo i shkon në mend,
për këto që po të them,
po gjithë ai Monument,
ka vërtet një si problem!
Rreth e rreth Plakut të Bardhë,
që përmbi të tjerët shquan,
janë një nga një me radhë,
gjithë burrat që nënshkruan!
Në mes burrave të lartë,
dhe të besës dhe të nderit,
është për dreq dhe Hysen Hoxha,
Baba Cen’ja i Enverit!
Nuk ka gjë për t’u shqetësuar,
- thua ti kokë e Bashkisë,
se Hyseni ka nënshkruar,
i përket, pra, historisë!
Natyrisht njëlloj si ty,
gjykon mendj’e çdo njeriu,
po Baba Cenen aty,
nuk e do aspak Saliu!
Ndaj të shkruaj Shpëtim djali,
lidhet puna me Enverë,
ndonjë natë memoriali,
mund të hidhet krejt në erë!
Domosdo memorial tjetër,
s’do ujdisi qeveria,
thjesht në vend të Hoxhës, Sala,
do montojë kokën e tija!
Këto qenë dy çika fjalë,
t’i shkrova që ti mësoje,
monumentit more djalë,
me tre turne ti vesh roje!
Sala s’është fare dru,
s’ju dogj barku për kurorën,
do ngrejë monument këtu,
të bëjë karshillëk me Vlorën!