Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se një person është plagosur me armë gjahu në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak orë më parë në fshatin Gocaj, ku shtetasi Agron Keçi, 39 vjeç ka qëlluar me armë mbi shtetasin Marjan Marinaj, 23 vjeç duke i shkaktuar plagë të rënda.
I lënduari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e parë, burimet bëjnë të ditur se gjendja e tij është kritike. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e autorit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.