Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

- Qendra e Shën Kollit
Tre personat e dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e mbrëmshme të këshilltarit të komunës Shën Koll të Lezhës janë vënë në pranga nga policia.
Nikolin Luli, Pëllumb Nika dhe Ferdinad Hoti, sipas njoftimit të policisë dyshohet se kanë vrarë Tonin Gjonin për motive të dobëta.
Ndërkohë, burime nga kjo komunë bëjnë të ditur se Pëllumb Nika, pasi i ka zënë rrugën viktimës, i ka qëlluar me automatik duke i përmendur një grindje të vjetër. Sipas dëshmitarëve, Nika i është drejtuar viktimës me fjalët “Më ke sharë nënën para një viti, po të dërgoj nën dhe atje ku e kam”. Viktima Gjoni mësohet të jetë këshilltar i komunës për partinë PSV 91.
43-vjeçari Tonin Gjoni u vra mbrëmë me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës.
Lindita Kokaj