Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës si autorë të dyshuar të konfliktit me armë një ditë më parë para gjykatës së këtij qyteti.
Sipas policisë janë vënë në pranga Alban Deda, Viktor Bersheni, Ermal Lulashi, Sokol Sejdia dhe Mhill Ndreu.
Konflikti për pronën mes dy familjeve u transferua dje nga salla e gjyqit në oborrin e gjykatës, ku degjeneroi në përdorimin e armëve, çka çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.