Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një kalimtar është plagosur rëndë nga një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.
50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka qenë duke kaluar rrugën, kur është goditur nga një automjet.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës nga vetë drejtuesi i mjetit, i cili është marrë më pas në pyetje nga policia.
Pas verifikimeve është konkluduar që shkak i aksidentit është bërë kalimi i gabuar i këmbësorit.