Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Paraditen e sotme dy persona mbetën të plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Burime nga Lezha bëjnë të ditur se Ernest Margjoni, 35 vjeç nga Kallmeti i Lezhës është qëlluar me armë ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit rreth 18 vjeçe.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit. Nga dëshmitë e para rezulton se autorët e ngjarjes po lëviznin me automjet nga ku dhe kanë qëlluar mbi 35-vjeçarin.
Autorët janë larguar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e atentatorëve para drejtësisë. Deri tani bëhet e ditur se 35-vjeçari është dërguar në spitalin Ushtarak, në gjendje kritike për jetën, ndërsa 18 vjeçarja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.