Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(e përditësuar)- Policia ka vënë nën pranga autorin e plagosjes së shtetasit Gëzim Gjoni në qytetin e Lezhës.
Burimet policore bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi Gazmir Marku, 24 vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi, i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet të ketë kryer plagosjen.
********************
Një plagosje me armë zjarri është sinjalizuar mesditën e sotme në Lezhë, ndërsa policia në kohë reale ka mundur të indetifikojë autorët.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Torovicë, ndërsa indetiteti i të plagosurit është Gëzim Gjoni, 24 vjeç. Bëhet e ditur se autorët janë kushurinjtë e Gjonit dhe se ai është plagosur pas një grindje të çastit.
Sipas uniformave blu, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe se menjëherë është transportuar për në spital.
Tashmë kanë nisur hetimet paraprake.