Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një sherr mes të rinjve në Lezhë ka përfunduar me 6 të plagosur. Mësohet se të rinjtë, të cilët ishin në tre gupe, fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, por më pas është kaluar në përleshje me mjete të forta.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që të shmanget degradimi i mëtejshëm i situatës së krijuar. Nga përleshja kanë mbetur të plagosur 5 të rinj dhe një punonjës policie.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.