Lezha duket sikur po listohet ne harten e zeze jo vetem per aksidentet automobilistike, por edhe per veteflijimet me fostoksine. Shefi i Sherbimeve te Semundjeve te Brendshme ne Spitalin Rajonal te Lezhes, mjeku gastrohepatolog, Tonin Frroku, shprehet se situata eshte vertet alarmante per rajonin e Lezhes, pasi numri i te vetehelmuarve po rritet gjithnje e me teper.
Vetem gjate muajit mars jane paraqitur 7 raste, ku tre prej tyre nuk kane mundur te mbijetojne 2 prej tyre kane gjetur vdekjen ne repartin e toksikologjise ne Tirane, ndersa nje gjate transportimit per ne Tirane. Frroku tha se nga statistikat predominojne femrat, kryesisht te moshes 18-30 vjece. Nga 7 raste vetem 1 ka qene mashkull.
Ai u ndal edhe ne strategjine qe ndiqet, pas dhenies se ndihmes se pare mjekesore ne Spitalin e Lezhes, ku te vetehelmuarit transportohen ne repartin e toksikologjise ne Tirane. Ai keshilloi se eshte e rendesishme qe ndihma e pare te jepet sa me shpejt.
Rastet qe nuk kane arritur ti shpetojne kthetrave te vdekjes, jane paraqitur me vonese ne spital, pasi helmet kishin dhene efektet e tyre. Sipas Frrokut, nder shkaktaret kryesore qe cojne ne nje vendimmarrje te tille ekstreme jane papunesia, kushtet ekonomike, konfliktet familjare apo mes cifteve.
Shefi i Sherbimeve te Semundjeve te Brendshme ne Spitalin Rajonal te Lezhes rikonfirmoi edhe njehere faktin se situata ne rajonin e Lezhes eshte vertet alarmante, pasi thuajse cdo jave paraqiten 2-3 raste.
Frroku tha se strukturat shendetesore dhe ato sociale duhet te ndermarrin nje fushate sensibilizuese per ndergjegjesimin e opinionit publik. Ndersa, sipas tij, edhe mjeket e familjes duhet te luajne nje rol per parandalimin e ketyre rasteve, duke evidentuar personat problematike e tu sugjerojne atyre keshillimin me psikologun apo psikiatrin.