Drejtoresha ne Ministrine e Jashtme Ilda Zhulali, pohon se personat e ngujuar jane problem Duhet te dine se largimi nga Shqiperia nuk eshte zgjidhja
Ka nje kategori tek e cila pak eshte perqendruar vemendje keto dite. Te ngujuarit nga gjakmarrja. Kjo kategori personash mund ta shfrytezojne liberalizimin e vizave per tu larguar njehere e pergjithmone nga Shqiperia drejt vendeve te BE-se per ti shpetuar hakmarrjes.
Ilda Zhulali, drejtore ne Ministrine e Puneve te Jashtme shpjegoi procesin e liberalizimi te vizave dhe dha sqarime persa i takon kesaj kategorie. Ne nje tryeze te rrumbullaket me gazetaret per Liberalizimin e Vizave organizuar nga Instituti i Medias dhe Fondacioni Konrad Adenauer, ndodheshin dje zyrtare te Ministrise se Jashtme, dhe perfaqesues te ambasades Gjermane dhe shoqerise civile.
Te ngujuarit apo personat qe jane ne gjak ishin ne qender te vemendjes. Familjet e ngujuara jane vertet nje problem per ne. Fatkeqesisht ende nuk eshte bere dicka per kete njerez dhe frika e largimit te tyre nga Shqiperia me liberalizimin e vizave ekziston. Kemi kerkuar qe te behet nje liste me te gjithe personave qe jane te ngujuar ne menyre qe te shohim se cfare te bejme.
Megjithate rregullat e liberalizimit te vizave duhet te ndiqen nga te gjithe ne te kundert ndeshkimet do te jene te njejta per te gjithe, - theksoi Zhulali duke shtuar se ata mund ta shohin largimin nga Shqiperia si nje zgjidhje te lehte por ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Nderkohe ajo theksoi se kane bere kerkese vendeve te Bashkimit Evropian qe te marrin te dhenat e te gjithe atyre personave qe kane kerkuar azil ne kete shtete.