UPDATE- Fill pas vendimit te BE-se per liberalizimin e vizave me Shqiperine kane reaguar kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozites, Edi Rama.
Gjate nje deklarate per mediat, Berisha e ka cilesuar vendimin, historik per liri dhe dinjitetin e shqiptareve, kurse Rama nje dite te pritur prej shume kohesh.
Ne e merituam kete vendim. Dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes dhe qeverite e tyre ju dergojne shqiptareve ne 98 vjetorin e pavaresise se tyre. Ne do te kremtojme pavaresine me dinjitet me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e Evropes ju dergojne qytetareve ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane, tha Berisha.
Nderkohe Rama gjate nje konference nga selia e PS-se ka vleresuar vendimin, i cili ndihmon shqiptaret te clirohen nga pesha e rende e pritjeve dhe radheve pa fund ne ambasada. Sot eshte dite per te gezuar- ka thene Rama, duke shtuar se analizat, replikat dhe gjithe bilancet do behen ne nje tjeter kohe.
Kreu i shtetit e ka quajtur kete dite daten e trete me te rendesishme per shqiptaret, pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit. Kjo pasi shqiptaret pavaresisht se gjeografikisht e kane pasur gjithmone identitetin e tyre evropian, nder vite sic, veren shkrimtari yne i madh Ismail Kadare, e kane vuajtur mallin tragjik per Evropen e humbur, per shkak te pushtimeve te njepasnjeshme e diktatures komuniste, e cila e ktheu ne strategji te veten urrejtjen kunder Evropes, por fatmiresisht pa mundur ta crrenjoste kete identitet te shqiptareve, identitet qe u shpalos ne dhjetor te 1990 me thirrjet e paharrueshme E duam Shqiperine si gjithe Evropa!- tha Topi ne mesazhin e tij pershendetes per kete ngjarje.
Qe atehere, qindra e mijera shqiptare kane pasur mundesine te shkelin e provojne Evropen; tani kete gje do mund ta bejne lirisht te gjithe, e prandaj ky eshte nje moment i gezuar per cdo shqiptar, qe kam besimin, se do te dije te shfrytezoje hapesirat qe i sjell levizja e lire, ne respekt edhe te te gjitha detyrimeve qe ajo mbart.