Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Liberalizimi, Kakavija paraqet serish probleme per shqiptaret

Publikuar me : 17.12.2010 Ne : Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne diten e dyte te liberalizimit te vizave, shume shqiptare qe udhetojne jane ende te paqarte ne kerkesat e policise greke. Probleme me te medha duket se hasin moshat e reja


KAKAVIJE- Te hyja ne lekuren e tyre, te prekja vete se cfare ndodhte. Kjo me shtyu te provoja levizjen drejt pikes greke ne Kakavije. Keshtu shprehet Telnis Skuqi, korrespondent i nje prej medieve shqiptare ne diten e dyte te levizjes se lire te shqiptareve, por qe ne Kakavije po has probleme.


Ndersa kishte ndjekur kete proces qysh ne oret e para te dates 15 dhjetor, starti i levizjes pa viza ne vendet e hapesires Shengen, kishte pare zhgenjimin e kthimit mbrapsht per mungese te ketij apo atij dokumenti, Telnisi vendos te paraqitet vete para autoriteteve greke me pasaporten biometrike, ne menyre qe gjithcka ndodhte te pasqyrohej sa me realisht. Se bashku me nje kolegun tim nga Tirana shkova ne Kakavije per te bere reportazh nga te dyja anet e kufirit rreth ores 22 00 te se merkures.


Autoritetet shqiptare u treguan mjaft korrekte, ndersa pas tri oresh me erdhi radha ne doganen greke te Kakavijes. Zoteroja pasaporten biometrike me te cilen kam marre tri here vize, sigurimin shendetesor ne udhetim dhe karten nderkombetare te gazetarit. Me kerkuan pasaporten, me pas vertetova statusin. Ne fillim ngurruan, pasi dyshonin dhe u tregova edhe karten e gazetarit te medias per te cilen punoj.


Me kerkuan gjithashtu garancine e mikpritesit, mundesisht dokumentin origjinal. Ju thashe se do te qendroja vetem dy dite dhe se isha me sherbim per te realizuar nje reportazh per emigrantet. Pas kesaj me kerkuan nje urdher sherbimi ne lidhje me ate qe do te beja.


U thashe se shume here per arsye pune kisha marre viza ne konsullaten greke dhe asnjehere nuk kisha pasur kaq shume pyetje apo ndonje problem. Te them te drejten u revoltova. I thashe se vendkalimi kufitar nuk mund te marre kompetencat e nje konsullate apo ambasade, se isha pajisur vazhdimisht me viza Shengen dhe se vajtja ne Greqi nuk kishte te bente me vendin e qendrimit tim atje.


Ndryshe nga shtetasit e tjere qe kur kthehen mbrapsht u japin letren e refuzimit, mua nuk ma dhane, edhe pse jua kerkova dhe me thane se nuk me lejohej te hyja ne shtetin grek per mungese te urdhrit te sherbimit. E njejta gje ndodhi edhe me kolegun tim nga Tirana, rrefen aventuren e tij Telnisi.


Autoritetet zyrtare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin pohojne se ne diten e dyte te levizjes se lire te shqiptareve, nga vendkalimi kufitar i Kakavijes deri pas mesdites kishin kaluar drejt Greqise pa viza rreth 300 shtetas, nje shifer kjo gjashtefish me e larte se ajo e dites se pare.


Por dhjetera shtetas te tjere jane kthyer mbrapsht. Me te prekurit nga ky fenomen jane kryesisht grupet e te rinjve, te cileve u kerkohen dokumente pas dokumentesh e duke qene se nuk i disponojne, rikthehen ne territorin shqiptar. Por jo vetem ata. Nje cift nga Lushnja jane kthyer paradite mbrapsht, sepse ftesa nuk duhej me faks, por me vule te njome. Kam kunatin rende ne Greqi dhe se bashku me gruan u nisem ta shohim.


Kishim ftesen te vulosur prej atyre, qe na e kishin derguar me faks. Kisha edhe nje shume parash me vete dhe sigurimin shendetesor per veten dhe per gruan. Kur shkuam atje na thane qe ftesa duhej me vule te njome, dhe jo me faks dhe na kthyen mbrapsht.


Kemi lene punet e te gjitha, sepse kunati eshte shume i semure dhe tani na duhet te presim ketu ne Kakavije derisa te na e sjellin dorazi ftesen. Po ikin ne Itali, Gjermani e kudo njerezit. Vetem ketu ne Kakavije po kthehemi mbrapsht dhe nuk e kuptojme pse, shprehet G.L. nga Lushnja.


Teper te paqarte per procedurat qe do te ndiqen ne levizjen e lire jane edhe shtetasit shqiptare qe punojne me automjete te transportit Greqi-Shqiperi. Shume prej tyre nuk jane lejuar te kalojne me pasaporten biometrike, ndersa askush nuk di ti sqaroje se si do te veprohet me ta. Kam 7 vjet qe punoj me maune.


Kam kontrate te rregullt pune, po nuk me lejuan te hyj vetem me pasaporte biometrike. Me thane qe duhet te pajisem me vize. Sot eshte e enjte, ndersa konsullata pranon aplikime vetem te merkurave per biznesin. Nuk dime se cfare do behet, do te humbasim punen, shprehet shume i shqetesuar nje drejtues maune.


Problemet me palen greke qysh ne momentet e para te fillimit te levizjes se lire, kane sjelle te enjten ne nje takim me palen greke drejtorin e Pergjithshem te Kufirit dhe Migracionit, Pellumb Nako, i cili ka deklaruar se situata ne Kakavije do te jete plotesisht e monitoruar ne cdo moment, ne menyre qe te shmangen te gjitha problemet qe do te hasen me shtetasit shqiptare qe do te duan te levizin.

Kthehen te paret ne Portin e Vlores


Me tragetin e linjes Brindizi-Vlore, nje dite pasi eshte vendosur liberalizimi i vizave jane kthyer shtate vete nga policia kufitare italiane. Sipas deklaratave qe policia kufitare e Vlores u ka marre te kthyerve rezulton qe 6 prej ketyre persona ishin regjistruar ne sistemin italian te perjashtuar per te hyre ne Itali per nje periudhe 5 - 10 vjet (ekspulsione). Me te kthyerit eshte dhe nje grua qe se bashku me djalin e saj kane pasur probleme me dokumentacionin.


Shtetesja Valdete Ibrahimi shprehet se u nisa nga Vlora per ne Brindizi me pasaporte biometrike meqenese vizat u liberalizuan, nderkohe qe pala italiane me ktheu pasi nuk kisha me vete nje sigurim shendetesor, si dhe nuk isha e pajisur me nje kerkese te personit qe do te me strehonte ne Itali.


Nuk e dija se duheshin keto dokumente. Asnje ne portin e Vlores para se te nisesha nuk me tha qe duhej te prisja dhe nje sigurim jete, i cili ne shtetin fqinj qenka i domosdoshem, nderkohe qe nuk e kuptoj pse u dashka nje vertetim garancie nga ai qe do me presi atje, ky nuk eshte liberalizim. Pyetur nese do te nisej serish, ajo shprehet se po me te bere keto dy dokumente qe duhen, do te udhetoj drejt Italise serish.


Nga porti i Vlores dje jane nisur 120 vete, nga te cilet me pasaporte biometrike 47 pasagjere me tragetin e linjes Vlore-Brindisi, si dhe jane kthyer nga 47 jane kthyer 7 vete.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit