Publikuar me : 30.07.2011 Ne :
Rajoni - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Abdel Fatah Jonus
Para pak orësh është njoftuar vdekja e liderit të kryengritësve libian. Këshilli Tranzitor në Libi tha se komandanti i forcave të armatosura kryengritëse, Abdel Fatah Jonus, është vrarë nga një grup militant.
Në këtë deklaratë nuk shpjegohen motivet që mund të kenë çuar në vrasjen, për të cilën është thënë se po hetohet. Zëdhënësi i Qeverisë së Libisë, Musa Ibrahim, tha se Jonus është vrarë nga Al Kaida dhe se vrasja e tij dobëson udhëheqjen rebele.
Jonus ishte ish-ministër i Brendshëm i Libisë, i cili dezertoi në anën e kryengritësve në muajin shkurt. Ai është vrarë ditën e enjte së bashku me dy ndihmës të tij.