Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur në një kohë kur kishte shkuar për gjueti bashke me tre persona të tjerë, të cilët ishin shokë të tij. Ledion Vasku mësohet se ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë gjuetie por nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo gjë.
Ngjarja ka ndodhur në komunë e Qaf Malit, në fshatin Legush të Librazhdit.
Dyshimi kryesor është ajo e vetëvrasjes aksidentale por kjo mbetet për tu hetuar nga policia.