Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një e shtënë armeje i ka marrë jetën një personi mesditën e sotme në Librazhd. Ngjarja e rëndë sipas burimeve policore ndodhi në komunën Qaf Mal, në fshatin Lugush ku një gjahtar është gjetur i vdekur, në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se viktima së bashku me 3 persona të tjerë, kishte dalë për gjueti në momentin kur është gjetur nga shokët e tij i vrarë.
Dyshohet se gjahtari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vrarë aksidentalisht.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet.