Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ligji i plehrave hyn ne fuqi me 22 nentor

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Ligji që lejon futjen e plehrave në Shqipëri u botua dje në Fletorën Zyrtare duke i hapur rrugën kështu hyrjes së tij në fuqi dhe fillimit nga zbatimi në ditët në vijim. Fletorja mban numrin 148 dhe sipas të dhënave, ligji pritet të fillojë së zbatuari më datë 22 nëntor. Bashkë me ligjin, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe rrëzimi i dekretit të Presidentit nga parlamenti, i cili dy javë më parë e ktheu atë mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend. Pas hyrjes në fuqi, kompanitë që merren me riciklimin e mbetjeve, do ta kenë rrugën e hapur për të importuar, skrap, plastikë, apo mbetje të tjera.

Shqetësimi në lidhje me ligjin, më shumë se me importin për qëllime riciklimi ka të bëjë me faktin, se në këtë mënyrë i hapet rruga përdorimit të vendit tonë si vend grumbullim i plehrave të shteteve të Bashkimit Evropian, ashtu siç e kanë pësuar edhe vende të tjera, siç është përshembull Rumania.

Administrimi i plehrave urbanë dhe aq më shumë i atyre industriale është një ndër çështjet me të mprehta të disa vendeve perëndimore. Protestat e vazhdueshme në Napoli të Italisë kundër ngritjes së një vendgrumbullimi plehrash, janë një ndër treguesit më të qenësishëm e rrezikshmërisë që mbartin ato. Problematikës shqiptare i shtohet edhe mungesa e infrastrukturës për kontrollin e imtësishëm dhe mos lejimin e hyrjes së mbetjeve në rrezikshme. Për këtë arsye, ambientalistët kanë ngritur alarmin duke kërkuar mos lejimin e futjes së asnjë lloj mbetje në Shqipëri duke e mbrojtur vendin nga vërshimi edhe i plehrave të shteteve të tjera.

Një argument tjetër i grupeve ambientaliste kundër këtij ligji, lidhet me nevojën për administrimin e plehrave shqiptare në fillim. Jo më kot, Presidenti i Republikës iu referua këtij fakti duke thënë se mbrojtja e mjedisit është një problem ende i pazgjidhur në Shqipëri. Në shpjegimin e arsyeve të kthimit të ligjit, Topi u fokusua tek neni 49, i cili lejon importin e mbetjeve me qëllim riciklimin në Shqipëri. Ai sqaroi se neni në fjalë del jashtë qëllimit të ligjit. “Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, – do të shpjegonte ai.

Problemi bëhet edhe më i madh kur nuk janë sqaruar ende termat e ligjit. Sipas tij, ndalohet çdo lloj importi mbetjesh me qëllime depozitimi në vendin tonë. Megjithatë, një kontroll jo shumë i detajuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve nxjerr në pah faktin se krahas kompanive që kanë aktivitet riciklimin, në Shqipëri ka edhe kompani të cilat krahas riciklimit merren edhe me depozitimin e mbetjeve, i cili është pikërisht aktiviteti që rrezikon kthimin e vendit në një kazan plehrash.

 

 

Si ligji lejon importin për djegie

Ligji i mbetjeve është prezantuar në mënyrë të vazhdueshme në debatet publike nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, si një “mbyllje porte” ndaj futjes së pakontrolluar të mbetjeve në Shqipëri. Rritja e kontrollit si dhe fakti që për të importuar mbetje nevojitet leja e Këshillit të Ministrave, është përdorur në mënyrë të vazhdueshme si një argument për të paraqitur ligjin si të parrezikshëm, madje në të mirë të vendit. Organizatat ambientaliste kanë bërë një analizë të kujdesshme të tij dhe kanë dalë në përfundimin se në mënyrë të fshehtë, ligji lejon importin jo vetëm për qëllime riciklimi, por edhe për djegie. Një detaj i tillë, kaq shumë i rëndësishëm për qëllimin real të miratimit të këtij ligji doli pak ditë më parë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, kur Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave shpjeguan arsyet se persë janë kundër çdo lloj importi të plehrave.

Importi i plehrave me qëllim djegien apo depozitimin lejohet pikërisht nga neni 22, ku përcaktohet se Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve me këtë destinacion. “Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim (djegie), kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se: Një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve; importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve”, – përcaktohet në nenin 22 të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Siç bëhet e qartë edhe nga ligji, do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë në rastet kur duhet lejuar ose jo importi i mbetjeve urbanë në këtë rast. Ndryshe nga mbetjet për qëllim riciklimi që është folur deri më tani, mbetjet urbane, krahas shumëllojshmërisë së tyre dhe rrezikshmërisë që paraqesin, edhe mund të digjen duke ndotur edhe më tepër ambientin.

 

 

Fabrika kërkon importin e 4 000 ton mbetjeve plastike

Kur zbatimi i ligjit fillon më datë 22 nëntor, nëpër Evropë gjenden jo pak, por plot 4 000 ton mbetje plastike që presin të vijnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kërkesë që një kompani riciklim e vendosur pranë kryeqytetit, i ka dërguar qeverisë lejimin e importit të 4 000 tonëve mbetje plastike për qëllimet e saj të biznesit. Sasia është tepër e madhe për tregun vendas, ndërkohë që nuk dihet qëllimi i përdorimit të saj.

Deri më tani, Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë një përgjigje ndaj kësaj kërkesë për shkak se është ende në shqyrtim të saj. I kontaktuar nga gazeta, zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino sqaroi se bëhet fjalë për një kërkesë të ardhur nga një kompani përpunimi të mbetjeve plastike në Kashar të Tiranës. Autoritetet janë ende në shqyrtim të saj. “Kërkesa për të cilën ju interesoheni ka të bëjë me importin e mbetjeve plastike, në një sasi prej 4 000 ton. Dua të siguroj që nuk është miratuar ende dhe ne jemi në shqyrtim të saj. Kemi thirrur në konsultim publik për këtë qëllim duke vizituar edhe ambientet e fabrikës, pushtetin lokal si dhe grupet ambientaliste për të kontrolluar edhe teknologjinë që përdor kjo fabrikë”, – shpjegoi Bino.

Sipas të dhënave zyrtare, pranë Ministrisë së Mjedisit janë dërguar tre kërkesa gjatë këtij viti për lejimin e importit të mbetjeve. Njëra nga ato, kërkesë nga “Kurumi”, është miratuar, një tjetër është kthyer mbrapsht për mos përmbushje të kushteve, ndërsa kërkesa e tretë, kjo për të cilët po flasim, është ende në shqyrtim.

Përpos deklarimeve zyrtare, frika qëndron në faktin se bashkë me mbetjet që hyjnë me qëllim riciklimin ekziston rreziku që të futen edhe plehra urbane apo mbetje industriale, të cilat më pas nuk do të përdoren, por destinacion final kanë minierat e braktisura, gropat apo vende të tjera të ngjashme ku të depozitohen. Kësaj i mëshon edhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave, të cilët theksojnë se në një mungesë të infrastrukturës monitoruese zgjidhja më e mirë është ndalimi i futjes së çdo lloj mbetje në Shqipëri. “Përpara sesa të lejohet importi duhen krijuar kapacitetet që garantojnë mbarëvajtjen e tij. Mjafton të përmendim këtu që ndërkohë që Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve lejon importin e tyre ende nuk është miratuar ligji për lendfilldet ku duhen depozituar mbetjet aktuale”, – thekson Aleanca.

Gjatë debateve në Kuvend, deputetë të opozitës kanë deklaruar se kohët e fundit është vërejtur një shtim i vizitave të administratorëve të fabrikave të riciklimit në Shqipëri.

 

 

500 milionë qese plastike?!

Sasia e plastikës së kërkuara për import nga kompania prej 4 000 ton është tepër e madhe për tregun shqiptar pavarësisht qëllimit që do të përdoret. Kompanitë në fjalë, mbetjet e importuara i përpunojnë dhe i eksportojnë si lëndë të parë ose një pjesë të saj e përdorin për tregun vendas. Nuk dihet qëllimi real i përdorimit të kësaj sasie, por ne kemi marrë të mirëqenë faktin se ajo do të përdoret për prodhimin e qeseve plastike. Sipas standardeve, pesha e një qese plastike varion nga 8 deri në 60 gram, në varësi të madhësisë dhe trashësisë. Nga një përllogaritje e përafërt e këtyre shifrave, del se nga kjo sasi plastike që është kërkuar të importohet, do të prodhoheshin minimumi 66 milionë dhe maksimumi 500 milionë qese plastike. Kjo sasi do të mjaftonte të mbulonte me furnizim tregun e qeseve për disa vjet me radhë në Shqipëri.

Qeset plastike prodhohen nga polietileni, i cili është produkt i naftës ose edhe nga gazi natyror. Ekspertët shpjegojnë se prodhimi i tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe, pa dyshim, harxhim energjie. Gjatë prodhimit të qeseve plastike, ajri ndotet me dioksid karboni në një masë të konsiderueshme.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit