Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ligji i ri Si do te funksionojne byzylyket per te denuarit

Publikuar me : 13.12.2011 Ne : Politike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi

Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e PD-së projektligjin që i hap rrugë mbikëqyrjen elektronike të atyre që do të vuajnë dënime alternative. Gjatë vitit të ardhshëm do të jenë rreth 300 të dënuar, të cilët nuk do të qendrojnë në burg, por do të mbajnë një pajisje në këmbë, e cila do i japë mundësi të lëvizin brenda një zone të caktuar. Pritet që projekti të vihet në zbatim që nga data 1 prill e vitit 2012.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë deklaroi se mbikëqyrja elektronike do të realizohet nëpërmjet një pajisjeje që do të vendoset në trupin e personave, e cila do të transmetojë në kohë reale vendndodhjen e tyre në një sallë operative. Gjykata do të vendosë përdorimin e byzylykut me kërkesën e vetë të dënuarve, të dëmtuesve nga krimi apo prej prindërve ose kujdestarit të miturve. Mekanizmi mund të përdoret vetëm me konsensusin e personit ndaj të cilit bëhet mbikëqyrja. Ka vetëm një rast përjashtimor që është rasti i dhunës në familje, pasi sipas përfaqësuesve të ministrisë, në këtë rast nuk ekziston një mekanizëm konkret që të garantojë zbatimin e urdhrit të gjykatës.

Pas vendosjes së byzylykut, gjykata do të caktojë edhe një person të afërt, i cili do të përgjigjet nëse i dënuari thyen rregullat e lëvizjes. Të gjitha të dhënat e lëvizjes do të transmetohen në Sallën Operative e cila do të ruajë për gjashtë muaj të dhënat. Kur informacioni në hartë do të evidentojë daljen nga zona e lejuar ose do të konstatohet dëmtimi i lëvizjes, salla informative do të njoftojë të afërmin. Vetëm nëse i dënuari do të qëndrojë më shumë se 30 minuta nga zona e ndaluar, do të njoftohet Policia e Shtetit për të kontrolluar. Të dënuarit do të duhet që të tregohen tepër të kujdesshëm pasi nëse nuk do të respektojnë vendimin e gjykatës, rrezikojnë që të rikthehen në qelitë e burgut. Ligji i jep gjykatës të drejtën për të anuluar vendimin për lirimin me kusht mbikëqyrjen elektronike. Për shkak të kostos ekonomike, Gjykata e Tiranës do të jetë e para që do të japë dënimet alternative për mbikëqyrjen elektronike.

 

 

Kush janë përfituesit e “byzylykut”

 

Gjatë vitit të ardhshëm pritet që të përfitojnë rreth 300 të dënuar nga gjykata e Tiranës. Jo të gjitha kategoritë do të mund të përfitojnë. Ligji i ri do të zbatohet për të arrestuarit me masë sigurie: ndalimi i daljes jashtë shtetit; ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një vend të caktuar dhe arresti në shtëpi.

Përfitues do të jenë edhe ata që kanë fitues gjysmë lirie ku përfshihen personat që kanë dalë përkohësisht nga burgu për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj familjes, punës apo aftësimit profesional. Vendosja e byzylykut do të realizohet edhe ndaj personave ndaj të cilëve është pezulluar burgimi dhe janë vendosur në provë. Kjo kategori përfshin personat që janë liruar nga burgu ndonëse nuk kanë kryer dënimin e plotë për sa kohë nuk realizojnë një tjetër shkelje jashtë. Mbikëqyrja elektronike do të zbatohet edhe ndaj personave që janë të dënuar me arrest shtëpie.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit