Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ligji per akcizat, do te regjistrohen kazanet e rakise

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Çdokush që ka një kazan për zierjen e rakisë në shtëpi do të duhet që duke filluiatr nga data 1 korrik e vitit të ardhshëm të shkojë ta regjistrojë, ndryshe do të përballet me gjoba deri në 1 500 euro. Drafti i ri i ligjit për akcizat që është propozuara nga Ministria e Financave parashikon detyrimin ndaj çdo prodhuesi rakie në kushtet e shtëpisë ose jo që t’i regjistrojnë ato pranë doganës së qytetit përkatës. E njëjta gjë vlen edhe për mjetet e prodhimit të verës.

Ligji nuk ndalon prodhimin e verës apo të rakisë në kushtet e shtëpisë, por në këtë rast ka vendosur disa përkufizime. Kështu përshembull, vera dhe rakia e prodhuar duhet që të jenë medoemos për konsum vetiak. Po ashtu, sasia e rakisë e lejueshme që mund të prodhohet është deri në 1 mijë lita në vit dhe kurrsesi nuk duhet të dalë në treg. Çdo litër e prodhuar mbi këtë limit duhet deklaruar dhe paguhet akcizës. Niveli i akcizës për rakinë është 100 lekë/litri. Për sa i përket verës, çdokush mund të prodhojë verë deri në 2 000 litra në vit, me kushtin që të mos e nxjerrë në treg, por ta konsumojë vetë. Nëse vendos që verën e prodhuar t’a shesë, prodhuesi duhet t’a deklarojë në doganë dhe të paguajë akcizën. Ligji aktual parashikon një nivel akcize nga 20 deri në 35 lekë në varësi të prodhuesit apo kapaciteteve të fabrikës prodhuese.

Kjo është një risi e ligjit për akcizat, pasi deri më tani detyrimi është vjelur për produktet që prodhohen nga fabrika të licencuiara apo për mallin që hyn nga importi. Drafti synon të verë rregull në tregun informal të prodhimit të rakisë, jo pak i përhapur në Shqipëri. Një pjesë e mirë e familjeve e prodhojnë rakinë në kushte artizanale. Madje, pjesa më e madhe e rakisë së konsumuar prodhohet në këtë formë. Janë të panumërta lokalet, të cilat përdorin këtë raki dhe ajo atë të fabrikave për t’ia shërbyer klientëve të tyre. Gjatë viteve të fundit janë ngritur punishte kryesisht të vogla, të cilët mbledhin lendën e parë, zakonisht rrush, nga zona përreth duke e lehtësuar edhe më tepër prodhimin e rakisë.

Edhe pse i përcaktuar në ligj, një detyrim i tillë, për regjistrimin e kazanëve të rakisë nuk pritet të ketë një zbatim të gjerë për faktorë të ndryshëm. Faktori kryesor ka të bëjë me faktin se prodhuesit përdorin zakonisht bodrume, garazhe, apo zona të mbyllura për kryerjen e procesit, siç është zierja.

Krahas vendosjes së këtyre detyrimeve, ligjvenësi ka parashikuar gjoba të majme për shkelësit. Përdoruesi i një kazani rakie apo materialeve për prodhimin e verës të padeklaruara do të gjobitet deri në 200 mijë lekë. Madje, ligji ndalon edhe prodhimin e kazanëve që kanë një kapacitet më të madh se 1 000 litra raki në vit!

 

 

Udhëtarët, rritet vlera e mallrave që futen pa doganë

Një ndër çështjet me interes më të madh është edhe sasia e cigareve apo pijeve alkoolike që iu lejohen udhëtarëve që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Ligji ka parashikuar ndryshime edhe në këtë pikë. Në listën e mallrave, krahas duhanit dhe pijeve alkoolike janë përfshirë edhe birra dhe kafeja. Kështu përshembull, çdokush që hyn në territorin e vendit lejohet të mbajë me vete deri në 10 litra birrë apo deri në 3 kilogram kafe.

Aktualisht, çdo udhëtar mund të marrë me vete në valixhet e tij në rrugën e kthimit nga vendet e Bashkimit Evropian mallra me vlerë maksimale 45 mijë lekë. Nëse mallrat kalojnë këtë vlerë, pjesa mbi 45 mijë lekë do të tariforet me 2 për qind. Shuma prej 45 mijë lekë vlen vetëm për një person. Nëse udhëtimi është kryer nga një familje prej katër personash, ata mund të kalojnë mallra me vlerë totale prej 180 mijë lekësh. Në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 15 vjeç, vlera që mund të kalojnë pa deklaruar është 22 500 lekë. Për moshat deri në 18 vjeç bëjnë përjashtim duhani dhe alkool. Tarifa doganore është një ndër tre detyrimet që përbëjnë taksat doganore. Dy të tjerat janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar si dhe Akciza. Kjo e fundit aplikohet mbi mallra si cigare, alkool, kafe, etj. Në lidhje me këto, legjislacioni aktual doganor lejon kalimin pa paguar akcizë apo detyrime të tjera të vetëm 10 paketave cigare, (një stekë) një shishe pije alkoolike me përmbajtje të lartë alkooli si dhe të dy shisheve verë.

 

Çfarë lejohet të kalohet në doganë pa taksa

Produkte duhani:
- 200 cigare, ose
- 100 cigarillo (cigare me pesë maksimale prej 3 gram secila) ose
- 50 puro, ose
- 250 gram duhan, ose përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë i këtyre produkteve të ndryshme
-10 litra birrë

Pijet alkoolike:
1 litër pije të distiluara dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22 perqind, ose alkool etilik i pa denatyruar me forcë alkoolike ndaj volumit 80 perqind dhe më shumë,
2 litra: pije të distiluara dhe alkoole dhe aperitive me bazë vere ose alkooli, tafia, sake, ose pije të ngjashme me fortësi alkoolike ndaj volumit që nuk e kalon 22 perqind, ose verëra të gazuara, likere, ose një përzgjedhje në përpjestim të drejtë e këtyre produkteve të ndryshme, dhe
2 litra verëra të zakonshme;
Për udhëtarët nën moshën 15 vjeç nuk përjashtohen cigaret.

Për udhëtarët nën moshën 18 vjeç nuk lejohen pijet alkoolike

3 kg kafe

 

 

Drafti, akciza sipas përqindjes së alkoolit dhe numrit të cigareve

Qeveria ndryshon përsëri ligjin e akcizave duke synuar ta vjelë detyrimin sa më imtësisht për çdo produkt të listës. Përgatitja e një drafti të ri kishte kohë që ishte lajmëruar nga Ministria e Financave, ndërkohë që dje u diskutua në Këshillin Konsultativ të Biznesit në METE dhe pritet që të kalojë për miratim në mbledhje qeverie. Drafti i ri, i cili pritet të fillojë të zbatohet duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, ka bërë një ristrukturim të përgjithshëm të ligjit duke ndryshuar formën e mbledhjes, administrimin si dhe organet përgjegjëse që do të angazhohen. Deri më tani, kanë qenë doganat dhe tatimet ato që janë angazhuar me mbledhjen e akcizës, ndërkohë që nga vera e vitit të ardhshëm pritet të jenë vetëm doganat organi përgjegjës.

Mallra të akcizës, të cilat sjellin të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, pas Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, janë cigaret, karburantet dhe pijet alkoolike. Këto janë mallra tradicionalë, ndërkohë që një vit më parë, qeveria futi në listë edhe gomat dhe ambalazhet plastike dhe ato të qelqit.

Në rastin e alkoolit përshembull, drafti parashikon mbledhjen e saj duke u bazuar mbi përqindjen e alkoolit të pastër që ndodhet në lëndë dhe jo mbi sasinë. Aktualisht, akciza për një shishe verë përshembull, mblidhet duke u bazuar mbi peshën totale dhe përqindjen e alkoolit, ndërsa drafti parashikon mbledhjen e saj duke iu referuar vetëm treguesit e fundit. Përshembull, nëse një shishe verë përmban 12 për qind alkool, akciza do të aplikohet vetëm mbi këtë sasi dhe jo mbi peshën totale. “Taksimi i alkoolit dhe pijeve alkoolike bëhet në bazë të përqindjes së volumit të alkoolit të pastër (anhidër). Baza e llogaritjes së akcizës mund të jetë 1000 kg peshë neto ose 1000 litra ose vlerë kalorifike bruto e llogaritur gJ, ose metër kub, të një produkti të veçantë akcize. Në rastet kur akciza paguhet për litër, matjet bëhen në temperaturën 15 ⁰”, – përcaktohet në draft.

Një logjikë disi më ndryshe do të aplikohet në mbledhjen e akcizës së duhanit. Aktualisht, akciza për këtë produkt vilet për çdo paketë (70 lekë), ndërkohë që drafti parashikon vjeljen e saj për çdo 1 000 cigare. Ndryshimi bëhet me qëllim shmangien e devijimeve nga detyrimi apo taksimin pa të drejtë të duhanpirësve. Aktualisht, në treg qarkullojnë paketa me numër të ndryshëm cigaresh brenda, siç janë përshembull paketat me 10 cigare apo me 25 krahas atyre standarde me nga 20 të tilla.

Ndryshimet nuk pritet të ndikojnë në masën e akcizës për cigaret, alkoolin apo karburantet por do të jetë mënyra e përllogaritjes së saj. Ristrukturimi ka të bëjë me shumë me përafrimin e ligjit me direktivat e Bashkimit Europian. Rast specifik do të jetë duhani pasi, nisur nga numri i cigareve për paketë. Në formën aktuale se si vilet akciza, penalizohen ata që blejnë paketa me 10 cigare pasi paguajnë dyfish nëse do të blinin një paketë me 20 cigare. Nga ana tjetër, favorizohen ata që konsumojnë paketa me 25 cigare, edhe pse ato kanë një përdorim jo shumë të gjerë në treg.

Është e disata herë brenda një periudhë të shkurtër që qeveria ndryshon ligjin për akcizat. Gjatë verës, ekzekutivi lehtësoi barrën fiskale ndaj prodhuesve vendas të birrës, ndërkohë që nga janari i këtij viti, çdo duhanpirës e ka blerë një paketë cigare të paktën 20 lekë më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë.

Ligji parashikon gjoba të majme për ata që i shmangen detyrimit për shlyerjen e akcizës. Në rast të konstatimit të shkeljeve nga autoritetet doganore, subjekti parashikohet të gjobitet deri në 5 fishin e vlerës që kishte për të paguar, por me kushtin që gjoba të mos jetë më e vogël se 1 milionë lekë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit